E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfiskohen mbi 25 kg drogë, një i arrestuar

Policia e Kosovës arrestoi një të dyshuar dhe konfiskoi mbi 25 kilogram substance narkotike qe dyshohet të jetë e llojeve kokainë dhe marihuanë.

Të shtunen rreth orës 01:00 në lagjen Osek Pashë komuna e Gjakovës , Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë konkretisht njësia në Pejë në mbështetje të njësive relevantë policore ka realizuar një operacion policor duke kryer bastisjen e një shtëpie.

Gjatë këtij operacioni policor është arrestuar personi i dyshuar N. D, i lindur me 1969, me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Blerje, posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Këtij operacioni policor i parapriu një punë hetimore dhe operative e hetuesve policor më ç’ rast rezultoi me konfiskimin e 24 kilogram e 454.8 gram substancë narkotike qe dyshohet të jetë e llojit marihuanë dhe një ( 1) kilogram e 253.5 gram substancë narkotike që dyshohet e jetë llojit kokainë si dhe një (1) pushkë gjuetie e llojit Churchill me tetë (8) fishekë.

Substanca narkotike është gjetur në oborrin e shtëpisë gjatë bastisjes në veturën e të dyshuarit Golf-IV- ngjyrë e hirit me targa vendore në bagazh dhe vetura është konfiskuar , ndërsa arma është gjetur brenda në shtëpinë e të dyshuarit.

Të gjitha veprimet policore lidhur me ketë raste janë kryer nën autorizimin e Prokurorit përkatës dhe ndaj personit të arrestuar është shqiptuar masa e ndalimit policorë për 48 orësh./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›