Antonio Cassano shkon tek Parma, sot zyrtarimi i transferimit të lojtarit
Antonio Cassano është një lojtar i Parmës. Sot ai do të prezantohet zyrtarisht. Cassano do të veshë fanellën me numrin 99.
Njoftimi erdhi mbrëmë nga ekzekutivi Pietro Leonardi: “Unë jam krenar të them se Cassano është lojtar i ynë, ne do të presim shumë njerëz në prezantim dhe do të ketë numrin 99″.
Në një shënim në faqen zyrtare thuhet: “Fc Parma është e kënaqur për të njoftuar blerjen e lojtarit të Interit Antonio Cassano…e mirëpresim të gjithë brenda familjes verdhë dhe blu. Detajet e prezantimit të lojtar i cili do të veshë bluzën 99 (siç shihet në foto që portretizon Antonion me Leonardin) do të pasojë së shpejti”.
Pas konferencës për shtyp (e planifikuar në ora 18:30), Cassano do të zbresë në fushë për përshëndetje me të gjithë tifozët.