Egjipt, Presidenti i Përkohshëm do të betohet pas rrëzimit të Morsi-t (FOTO)
Egjipt- Gjyqtari i lartë i Gjykatës Kushtetuese Egjiptit, Adli Mansour do të bëjë betimin si lider i përkohshëm, disa orë pasi ushtria rrëzoi presidentin Morsi Mohammed dhe e futi nën ‘arrest shtëpiak’.
Shefi i ushtrisë Gjenerali Abdul Fatah al-Sisi njoftoi masën të mërkurën, në atë që zoti Morsi tha se ishte një grusht shteti ushtarak.
Gjeneral Sisi tha se zoti Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur lirisht Egjiptit, kishte “dështuar për të përmbushur kërkesat e popullit”. Ky veprim vjen pas disa ditësh protestash masive kundër presidentit islamik.
Protestuesit e akuzuan atë dhe Vëllazërinë Myslimane se ka ndjekur një agjendë islamiste për vendin dhe për dështimin për të trajtuar problemet ekonomike të Egjiptit.
Në fjalimin e tij televiziv, Gjenerali Sisi tha se forcat e armatosura nuk mund të injoronin thirrjen e masave egjiptiane.
Ai foli për një plan të ri për të ardhmen dhe tha se zotit Mansour do t’i jepet detyra për ‘drejtimin e vendit gjatë periudhës kalimtare deri në zgjedhjen e një presidenti të ri”.
Z. Mansour është planifikuar që të bëjë betimin si kreu i shtetit rreth orës 10:00 (08:00 GMT).
Ushtria u zhvendos shpejt pas fjalimit të Gjeneralit Sisi, me automjete ushtarake që u shpërndanë në të gjithë kryeqytetin. Stacionet televizive që i përkasin Vëllazërisë fiken sinjalin dhe agjencia shtetërore e lajmeve Mena tha se menaxherët e kanalit Misr25 ishin arrestuar.
Z. Morsi u bë presidenti i parë i Egjiptit më 30 qershor 2012, pas fitores në zgjedhjet që konsiderohen si të lira dhe të ndershme pas revolucionit të 2011-ës që përmbysi Hosni Mubarak-un.
Megjithatë, mandati i tij në detyrë u pengua nga trazira të vazhdueshme politike dhe një ekonomi drejt fundosjes.
Protestat masive në fundjavë që çuan në ndërhyrjen e ushtrisë u thirrën nga lëvizja (Rebel) Tamarod, në përgjigje të përkeqësimit të kushteve sociale dhe ekonomike.
Por ka pasur një ndjenjë në rritje të pakënaqësisë që nga nëntori i kaluar, kur z Morsi lëshoi një deklaratë të diskutueshme kushtetuese duke i dhënë vetes kompetenca të gjera.
Lëvizjet liberale thonin se ai do të përqendrojë pushtetin në duart e Vëllazërisë Myslimane.
Dorina Bilbili/IDEA/