E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, 3 mandate APMI e 1 ASHE, KQZ-ja miraton tabelat për 4 qarqe

kqz-4-anetareTiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka miratuar sot me 4 vota tabelat përfundimtare të rezultateve të votimit më 23 qershor për qarqet Dibër, Kukës, Korçë dhe Berat.

Sipas KQZ-së, në Qarkun Kukës koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” fitoi 3 mandate, ndërsa koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” fitoi 1 mandat.

Në Qarkun e Dibrës koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” fitoi 3 mandate, ndërsa koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” fitoi 3 mandatw.

Në Qarkun e Korçës ”Aleanca për Shqipërinë Europiane” mori 7 mandate dhe 5 mandate mori “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” e Sali Berishës.

Ndërsa në Berat, koaliconi i majtë mori 6 mandate dhe i djathti 2.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›