E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Antonio Conte: I lumtur tek Tottenham, por…

Një barazim dhe një humbje që nga rifillimi i Premier League, kritikat e tifozëve në rrjetet sociale, më pas shpërthimi pas humbjes me Aston Villa dhe tani Antonio Conte rikthehet të flasë dhe përpiqet të qartësojë qëllimet e klubit dhe të ardhmen e tij: “Më duhet të mësoj më shumë anglisht, ndonjëherë shkoj në shtëpi dhe e kuptoj. Nuk arrij ta kuptoj veten mirë – nisi trajneri italian në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes si udhëtues ndaj Crystal Palace”.

“A do të qëndroj tek Tottenham? Ky është një problem mes meje dhe drejtuesve. Ka një projekt dhe unë duhet të përpiqem të ndërtoj me klubin dhe ta ndihmoj atë. Një mijë gjëra mund të ndodhin gjatë këtij procesi. Klubi mund të shkarkojë trajnerin ose mund të ketë vizione të ndryshme”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›