E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Antony Blinken takohet me Presidentin e Kinës, Xi Jinping

Presidenti i Kinës, Xi Jinping është takuar këtë të hënë me diplomatin e lartë amerikan Antony Blinken, duke shënuar kështu në një hap vendimtar drejt rregullimit të lidhjeve SHBA-Kinë, pas përplasjes mbi balonën mbikëqyrëse kineze në fillim të këtij viti.

Jinping dhe Blinken u takuan në Sallën e Madhe të Popullit të Pekinit, nga ku Presidenti i Kinës deklaroi se të dy vendet kanë bërë përparim disa në marrëveshje të arritura mes Jinping dhe Joe Biden.

“Pala kineze e ka bërë të qartë qëndrimin tonë dhe të dyja palët [Kina dhe SHBA] kanë rënë dakord të ndjekin mirëkuptimin e përbashkët që presidenti Biden dhe unë kishim arritur në Bali. Të dy palët gjithashtu kanë bërë përparim dhe kanë arritur marrëveshje për disa çështje specifike. Kjo është shumë e mirë“, tha Xi.

Takimi mes Jinping dhe Blinken, pas pas atij që sekretari amerikan i shtetit zhvilloi me kryediplomatin e Kinës Wang Yi. Ky i fundit deklaroi se perceptimi i gabuar i SHBA-së ndaj Kinës, është shkaku kryesor i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ndërsa Blinken nga ana e tij, në takimin me Kryediplomatin Yi vuri theksin te rëndësia e menaxhimit me përgjegjësi të konkurrencës mes dy vendeve përmes kanaleve të hapura të komunikimit.

Një ditë më parë sekretari Amerikan i Shtetit ka zhvilluar një takim prej 7 orësh me Ministrin e Jashtëm kinez Qin Gang.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›