Antraks në zyrën e kryeministrit pakistanez në tetor 2011, publikohet në shkurt 2012

Autoritetet në Pakistan thanë se një pako me pluhur antraksi është dërguar në zyrën e kryeministrit Jusuf Raza Gilani. Zëdhënësi i Gilanit, Akram Shahidi, tha se pakoja është pranuar në tetorin e kaluar dhe mendohet se është dërguar nga një grua që është profesoreshë ne Universitetin Jamsboro në provincën jugore të Sindit.
Askush nuk ka pësuar dëme shëndetësore nga pakoja dhe nuk dihet motivi që ka shtyrë gruan të ndërmarë një veprim të tillë.
Zëdhënësi gjithashtu nuk ka bërë të ditur arsyen e mbajtjes së fshehtë të lajmit deri ashtu sikur nuk ka treguar nëse gruaja është arrestuar apo jo.