Gjermani, arrestohet një i dyshuar si neonazist

Policia gjermane ka arrestuar një të dyshuar si bashkëpunëtor i një grupi neo-nazist, që ka lidhje me vrasjen e nëntë emigrantëve dhe një policeje në dekadën e kaluar.
31 vjeçari i identifikuar si Karsten S., akuzohet se ka ndihmuar në kryerjen e 6 vrasjeve dhe të një vrasje në tentativë. Themeluesit e pretenduar të grupit Nëntoka Nacionaliste Socialiste kanë ndërruar jetë në nëntor. Ndërsa i dyshuari i tretë, Beate Shape është dorëzuar vetë më vonë.
I dyshuari i arrestuar të mërkurën, besohet se ka mbështetur të tre viktimat u ka ofruar të treve mbështetje financiare si dhe armë zjarri e municion.