"Antropo-anatomia" e individit në një fill historik
Individi në antropologjinë e tij dhe raporti me shoqërinë parashtetërore, me atë shtetërore dhe së fundi me shtetin si një mekanizëm real veprues, përbëjnë raportin natyror ekzistencial. Ky bashkëveprim i parë në linjë historike ndihmon për të kuptuar jo vetëm tiparet e periudhave dhe sistemeve, por, në veçanti tiparet e njeriut në kontinuitetin historik. Raporti ka edhe një anë tjetër, atë mes individit dhe qytetërimit, kur ai jeton, vepron dhe krijon. Shkëmbimet janë të ndërsjella. Individi i jep civilizimit, por ai merr prej tij, sepse lind dhe formohet në kushte historiko-konkrete të caktuara. Individi i sotëm shqiptar vërtet është produkt i kushteve, në të cilat jeton, të këndvështruara edhe si ambient antropologjik kombëtar, por edhe si hapësira globale bashkëpunimi dhe lëvizjeje. Ai është edhe një rezultante e të shkuarës së afërt, e cila dallueshëm prevalon në fizionominë e tij të përgjithshme. Por zbulimi i plotë mund të bëhet vetëm në një anatomi historike, pasi brenda çdo individi është e shtresëzuar çdo periudhë, që nga rrënjët nistore dhe deri në ditët tona. Krahas hartës gjenetike është edhe një hartë tjetër, ajo antropologjike, me psikologjinë, intuitën, filozofinë e jetës, traditat dhe mënyrën e sjelljes, që e bëjnë një individ me fytyrë shqiptare, dhe jo një tjetër. Kjo anatomi nuk është thjesht antropomorfe, por edhe socio-antropologjike, sepse vijueshmëria është vërtet fizike, si bashkëjetesë brezash, por është edhe shpirtërore, si trashëgimi dhe eksperiencë e bartur; është shembulli i veprimit aplikativ të gjetur, por është edhe krijimtari në kushtet e reja ekzistenciale. Ka rëndësi të kuptojmë që përzierja është jo si e ndarë me thikë në shtresëzime. Duhet të mbajmë në vëmendje që, brenda çdo individi, strukturat e ndërtuara në raporte unikale përbëjnë individualitetin. Gjithsesi, për efekt shkencor është e nevojshme të ravijëzojmë tiparet e individit, sipas periudhave historike dhe veçorive të antropologjisë shqiptare përgjatë tyre. Individi dhe ambienti ekzistencial janë një ekuacion sa i thjeshtë në pamje aq kompleks në marrëdhëniet e tyre. Ky binom është sa historik linear aq edhe intrigues i përthyer. Çudia qëndron në faktin se historia e Shqipërisë, e këtij vendi me një pozicion gjeografik të lakmueshëm, në një fill të pandërprerë është trajtuar dhe projektuar në ecurinë e tij nga më të fuqishmit historikisht, si një rrjedhojë apo komplement e gjeopolitikës rajonale e më gjerë. Prej gjeopolitikës kanë marrë goditje dhe kanë ndier pasoja shpesh të pakthyeshme edhe gjeoekonomia, gjeodemografia, gjeoreligjionizmi, gjekulturologjia dhe deri tek antropo-anatomia e individit. Kështu pjesa më pjellore e vendit fushat e Kosovës dhe ajo Çamërisë iu shkëputën vendit në kthesat e kohës. Dëmtimet demografike janë të dallueshme. Në rrjedhat historike kemi lënë jashtë nga trungu i popullsisë gati më shumë se gjysmën e saj, e cila në një pjesë të konsiderueshme në breza, ca nga fati ca nga braktisja, ka humbur identitetin dhe u shndërrua në masë antropologjike e kombeve të tjera. Edhe në ditët tona, për shkak të emigracionit ekonomik, janë duke u krijuar "identitet e lëvizshme" kombëtare dhe kulturore, që në brezin e ardhshëm do të humbasin nga shqiptaria dhe do të jenë të huaj për atdheun e prindërve, si njerëz global të tregut që nuk kanë nevojë për identitete të tilla. Një pakujdesi si kjo, do të sjellë jo pak pasoja. Por se kur të kujtohemi ne "autoktonët e atdheut", me halle poshtë në popullsi dhe me mendjemadhësi lart në drejtimin politik, koha do të ketë vrapuar për të mos u kapur më. Ikja e masës dhe energjisë antropologjike është korruptimi që ne po i bëjmë historisë, prosperitetit dhe fatit të atdheut tonë sot dhe nesër. Kështu ka ndodhur, kështu po vijon të ndodhë! Ikje për të mos u kthyer, zhbërje për të mos u ribërë, konvertimi që na arratis nga vetja dhe përgjegjësitë historike ndaj atdheut.
Besimi fetar, në kuadrin e gjeoreligjionizmit në shumës, u identifikua në shumë krahina si tipari ekzistencial dhe ato hapësira antropologjike u njësuan vetëm me të. Përballë detyrimeve taksore të autoritetit shtetëror me fe zyrtare një besim tjetër nga ai i të parëve, e detyroi antropo-individin të konvertohej në besimin zyrtar duke krijuar "laramanët" të cilët sado që të ishin besnik tek besimi fetar tradicional, lëshuan në ritual, në botëkuptim dhe ushtrimin e besimit sajë praktikës në breza të një tjetër praktimi që zyrtarisht dukej si më i lirë nga frika, por që ishte më larg nga ndjeshmëritë e së vërtetës së amshuar për besimtarin! Ky lloj dyzimi nuk shpie gjithnjë tek toleranca dhe shumë-kulturalizmi. Mund të krijohen forma dogmatizmi dhe fondamentalizmi si mutacione ndërfetare mjaft komplekse, të një misticizmi tejet konservativ kur masa e besimtarëve në breza ka qenë analfabete. Fanatizmi në dogmë dhe lëvizshmëria në ritual e konfesion, nuk ka se si të krijojë një tipologji antropofetare tolerante bazuar tek kultura. Ky lloj besimtari deformohet sepse nga përplasja e civilizimeve kalohet tek ndeshja e ritualit, dhe shpirtërisht rrëshqitet në mbërthimin antagonist, mes asaj që thua dhe asaj që ke dëshirë të thuash, tek e fundit në konfliktin mes humanizmit si liri dhe autoritarizmit si lejim pa pengesa të fesë zyrtare. Historikisht "të konvertuarit" dhe konvertimi, janë një tipar kohëgjatë i antropologjisë sonë që vjen deri në ditët tona si sjellje, si botëkuptim, si moral marrëdhëniesh dhe si bashkëveprim. Kjo është një praktikë e takuar edhe gjetiu. Hebrenjtë që u përzunë nga Spanja dhe Portugalia e bujtën në Perandorinë Osmane, provuan(një pjesë e tyre) të konvertoheshin në Islam. Turqit i quanin d?nmeh(renegatë) një term përçmues ky, që tregonte dyshimin që ata kishin ndaj tyre. Ndërsa vetë hebrenjtë që ndoqën në këtë konvertim Mesinë e reme Sabata Zevi, i cili u konvertua në Aziz Mehmet Efendi, u quajtën maminë-besimtarë, një term që përdorej zakonisht nga myslimanët ndaj atyre që kishin këtë besim, por që flisnin edhe judeo-spanjisht. Një mozaik fetar fesh monoteiste sjell pashmangësisht edhe një gjeokulturë në shumës, edhe si bashkëjetesë civilizimesh, por edhe si një pështjellim dhe prerje ndërkufitare që ka ndikuar jo pak në tipologjinë antropologjike, në sjellje, në karakterin njerëzor, në botëkuptim dhe në marrëdhëniet me ligjin e më të vërtetën. Shpesh duke qenë se ky dialogim ndërkulturor dhe ndërcivilizimesh, nuk ka qenë teorik doktrinar, por thjesht praktikë përfitimi si mbijetesë në treg, ka sjellë si pasojë që themeli bazik të ketë mbetur paganizmi fillestar me naivitetin dhe marrëzitë e tija shpaguese, aq i kudotakuar në ditët tona si jehonë e mugëtirave parahistorike brenda të cilëve ne jemi realisht vetvetja. Ecim duke mos harruar të kthehemi tek pragu i parë ekzistencial.
Që projeksioni shqiptar, në tërë antropologjinë historike të jetë i ndriçuar, ndihmon civilizimi si ndërtim historik, i bartur përmes kulturës, traditës dhe identitetit. Thelbi i çdo civilizimi është besimi fetar identifikues. Ndaj, këtej është mirë të qëmtohet. Aq më tepër, që struktura fetare e popullsisë dhe formimi historik i saj të ndihmon të gjykosh më drejt për formimin antropologjik historik për nisjen, ecurinë dhe gjendjen aktuale. Besimi fillimisht ka qenë pagan. Individi asaj kohe ka qenë "individi pagan adhurues". Ai dallohej për hapësirat e paana të lirisë, për frymën krijuese që sillej jo thjesht vetëm në trajtën e një humanizmi antropologjik të objekteve materiale dhe shpirtërore, por në kuptimin më të gjerë gjithçka ishte proces njohjeje e vetes dhe natyrës, i botës dhe marrëdhënieve shpirtërore. Ky individ, me një lloj habie dhe naiviteti, filloi ndërtimin e hartës së rrugës, si një gnoseologji universale e papenguar nga tabu morale apo ndonjë lloj tradicionalizmi. Kozmogonia natyrore po eksplorohej përmes një perceptimi që krijonte ngazëllim, grishje dhe rritje të vetëdijes. Kjo lloj klime krijoi te ky individ kërshërinë dhe kuriozitetin për njohjen, ndaj ai ishte adhurues dhe jo fanatik i formulimeve të ngurta. Antropologjia ishte ende në kërkim, njohje dhe proces sendërtimi të koncepteve të formuara, të cilët, siç dihet, nuk kishin shkallë të lartë abstragimi pasi ishin funksionalë dhe lidheshin me eksperiencën jetësore të përsëritur. Marrëdhëniet me natyrën ishin të tilla ekzistenciale, jo vetëm thjesht si magazina e të mirave të gatshme me një klient konsumator, por ato ishin gjithashtu marrëdhënie eksplorimi, që nga njohja intuitive e ligjshmërive objektive të natyrës, që shpunë në thellim në njohjen e vetë individit, si dhe shërbyen si shtysë për krijimin e sistemeve të para të botës virtuale, që nga politeizmi i antropologjisë së perëndive deri te bota e përtejme, ligjësitë e saj të anticipuara dhe raportet me botën reale. Si krijues i këtij globalizmi, që krijoi toponiminë e parë të universalitetit, ky lloj individi ka qenë i lirë dhe demokratik. Autoriteti, të cilit ai i bindej, ishte adhurimi i tij për subjektet dhe objektet që ai i gjykonte si të gjithëfuqishme dhe që qëndronin mbi njeriun. Kjo është periudha pellazgjike e shoqërisë, ende pa shtet. Kjo periudhë nuk është hulumtuar në vijueshmëri. Mendimi shkencor vendor parapëlqen që edhe të njohë si "corner stone"-gurë të qoshes; mendimin e George von Hann-it në albanologjinë shkencore, por edhe të lërë në heshtje ato arsyetime të tij gjuhësore, mitologjike dhe antropologjike, që mbrojnë tezën pellazgjike dhe lidhjen e vijueshmërinë pellazko-iliro-arbënore-shqiptare. Madje për nënshtratet arkaike të gjuhës shqipe, që ka mbartur mbi vete forma të mëvonshme të avancuara gjuhësore e gramatikore, Hanni shprehet në mënyrë eksplicite dhe jep argumente të sintetizuara vijueshmërie historike. Por se shkencëtarët tanë mbeten fanatik të thënies së profesor Eqerem Çabeit se këto lloj shpjegimesh ku arsyetohet jo në etimologjinë historike të krahasuar, por se zbulohet thelbi kuptimor primitiv i fjalëve dhe gjenden jehonat krahasimore me konservime që vijnë të tilla deri në ditët tona, "janë ende para shkencore". Kultura materiale parahelene pranohet, ndaj edhe ajo shpirtërorja edhe e shkruajtura nuk mund të mohohen se kanë ekzistuar. Fragmenti i shkruajtur, i zbuluar në ishullin e Lemnosit me një alfabet dhe shënjëzim fonemash jo helene, pret të identifikohet. Një ndërmarrje e tillë do "këllqe" jo justifikime dhe pragje dogmatike që sillen në argumentim si tabu që po të preken mund të rrëzojnë gjithë godinën. Shkenca dhe zbulimet shkencore që thellojnë njohjen mbi identitetin tonë historik nuk mund të frenohen nga pafuqia në lëminet e kërkimit. Puna e nisur nga punëtorët e dalluar të shkencës duhet të vijojë dhe ato që janë lënë në mes duhen përfunduar. Ndërsa ato studime që nuk nisën fare duhen filluar, pa humbur kohë me llafe pa bukë. Boshllëk nuk mund të ketë. Atje ku shkenca hesht, a flitet...?!
Antropologjia jonë dhe individi i saj e njohën shtetin, këtë mekanizëm të organizuar, "të ftohtë" dhe imponues me rregulla dhe ushtri, në kuptimin më të plotë të termit në periudhën skllavopronare. Veçoria është se ky nuk ishte vetëm shteti i prodhuar nga antropologjia vendëse, por ishte shteti imperial; fillimisht ai romak e më pas, ai bizantin. Ndarja e perandorisë romane në dy pjesë, në të Perëndimit Katolik dhe Lindjes Ortodokse, reflektoi edhe në Shqipëri.
Mesjeta e hershme e parainvazionit osman shpaloste një peizazh besimi të krishterë në të dy llojet, katolik dhe ortodoks. Një strukturë e tillë vinte përmes pushtimit fillimisht, dhe më tej në sajë të integrimit te kjo strukturë shtetërore dhe administrative globale. Invazionet shkaktojnë shkundje të shoqërisë dhe rimodulim të thellë të saj, jo pak të dhimbshme; është një deformim gati global i rrjedhës historike, aq më tepër kur pushtimet janë shekullore dhe brenda tij lindin, jetojnë dhe vdesin disa breza. Metamorfoza është përçudnuese dhe përcaktuese për civilizimin historik dhe rrjedhën e së ardhmes. Ndaj pushtimet e gjata perandorake dhe karriera brenda tri perandorive që zgjatën 1944 vjet gjithsej së bashku: asaj romane, bizantine dhe në një kohë tejet të gjatë, në atë turko-osmane, krijuan te shqiptarët idilin e të qenit qytetar perandorak. Kjo është një tjetër formë e antropo-globalizmit. Të interesuar për administratën qendrore, për karrierën në të, për investimin atje, kjo mënyrë sjelljeje solli, si rrjedhojë, një lloj mospërfillje ndaj administratës lokale apo për shtetin e antropologjisë vendëse. U krijua binomi qytetar imperial-qendër e metropolit. Në disa breza njerëzorë, jo vetëm jeta dhe shërbimet e gjithanshme iu nënshtruan interesave të perandorisë, por edhe ëndërrimet, planet e së ardhmes, dinjiteti individual, egocentrizmi i karrierës u projektuan e u vizatuan në mendjen dhe veprimet e shqiptarëve me dimensione dhe pretendime perandorake. Miqësitë, intrigat, pabesitë madje dhe gënjeshtrat planifikoheshin se si do të funksiononin në klimën e metropoleve perandorake dhe nuk llogaritej se si do të gjenin zbatim, dhe me cilat kosto sociale do të viheshin në jetë në ambientin vendor! Ky tipar që është sjellje ndaj qendrave imperiale dhe hapësirës antropologjike të vendit, është prezent si një trashëgimi nga kohët e largëta ende në realitetin tonë antropologjik në të gjithë nivelet. Tregohemi perandorak "par excellent" në qendrat euroatlantike vendimmarrëse, dhe shprehemi pa teklif si provincial të pakorrigjueshëm në atdheun tonë, ku bashkëkombësit dhe njerëzit në nevojë, shikohen si të nivelit më të ulët. Kjo sjellje bie erë komandim! Perandoria Bizantine zgjati shumë në kohë, nga 11 maj 330 deri më 29 maj 1453; ajo ditë e martë, me një hënëz të zbehtë herët në mëngjes, kur Kostandinopoja ra në duart e turqve. E marta u fiksua ditë tersi për grekët, ndërsa turqit e vunë gjysmë hënën në flamur.
Ndoshta kjo kohëzgjatje, por edhe fakti tjetër, karakteri i bizantinizmit si strukturë me themele perëndimore dhe një shpirt me misticizëm lindor, kanë lënë gjurmë të thella te personaliteti i individit që lindi, u zhvillua dhe u riprodhua në këtë lloj ambienti. Ndoshta nuk shkohet në ekstrem, po të thuhet se tipari i "individit imperial" është bizantinizmi, në kuptimin jo të keq të fjalës."Madhështia e Bizantit gjendet në "shkrirjen e trefishtë": një trup romak, një mendje greke dhe një shpirt oriental mistik. Padyshim, këto tre elemente ishin të pranishëm dhe i dhanë perandorisë karakterin e saj të veçantë." ("Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie 330-1453", John Julius Noriwch, faqe 351). Perandoria Osmane e përçudnoi këtë strukturë duke e shndërruar nga një formë ekzistenciale e njësuar në segmente antropologjike të ndryshme e të veçuara. Trupi roman mbeti dallueshëm te katolikët e Veriut të Shqipërisë. Ky tip individi konservoi tiparet në një unitet të njësuar brenda vetes, përmes riprodhimit natyror të papenguar.
Mendja greke pushtoi kryesisht antropologjinë në jug të vendit. Përkundrejt furisë otomane dhe fesë islame, strehimi tek ajo strehëz mendimi në fillimet e pushtimit, kurrsesi nuk mund të parashikonte se çdo të ndodhte me atë masë njerëzore në disa shekuj, nuk mund të parashikohej krijimi i një mase grekomanësh, fenomen i instrumentalizuar në vitet që pasuan.
Misticizmi lindor u bë mbisundues në pjesën dërrmuese të antropologjisë, e cila u konvertua e besimit mysliman. Humbi kështu kohezioni antropologjik; si rrjedhojë, kishim një individ të fragmentizuar në grupime të mëdha, dhe vetëm brenda njësive përkatëse mund të pretendohej për dallime individualiste. Kur i shtohen kësaj tabloje edhe ngarkesat religjioze, kulturore, të interesave dhe ato shpirtërore e emocionale, dallimet në jetën familjare dhe raportet me tregun dhe shtetin, kuptohet qartazi pse individi i krijuar ishte i izoluar, i turpshëm dhe aventurier, kur dilte nga qerthulli i mbyllur. Çdo kontakt me pjesën e panjohur të botës dhe mospërballimi apo mosnjohja e bënte të ndihej i fyer e i gatshëm të shpaguante me marrjen e jetës së tjetrit, si pa të keq. Krejt ndryshe në njësinë e tij individuale, ai lindte dhe ngrysej në një horizont të mbyllur, ndaj ai "gërmonte" në mënyrë natyrore te vetvetja, brenda familjes, fisit dhe shumë brenda krahinës. Është e çuditshme, por edhe në ditët tona ndërgjegjja individuale e shumë njerëzve, si dhe ajo kolektive e shumë bashkësive, vuan nga psikoza e të qenit "qendër", objekt kryesor vëmendjeje, autoritet që nuk duhet kundërshtuar, vlerë e epërme, subjekt fatprodhues.
I gjithë ky qëndrim mbivlerësues, përpos ngarkesës së devijimit historik dhe të prishjes së gjeometrisë së rregullit institucional, pra jo për të ndërtuar, por për t'u shërbyer, ka deformuar një masë të madhe njerëzish, duke sjellë edhe në ditët tona tipin fodull, arrogant, pozant dhe autoritarist. Institucioni i imponimit me autoritarizëm ka kapur të gjitha marrëdhëniet njerëzore, sociale dhe gjenealogjike.
Historikisht, kjo mendjemadhësi perandorake e strukturoi individin tonë të klasifikuar në dy grupe: në atë të njerëzve që shërbejnë dhe atë të njerëzve që duan. Një inkoherencë e tillë antropo-logjike ka dëmtuar rëndë dhe në shumë drejtime pa kthim unitetin civil që kushtëzon krijimin e njësisë së organizuar i cili quhet komuniteti civil i ligjit.
Bashkëjetesa e gjatë komandim dhe dashuri pa interes për progresin, ka qenë traseja jonë historike me ecjet dhe ngecjet që e sjellin antropologjinë tonë në tipologji; si trime dhe romantike, e besës dhe e gjakmarrjes, si e tolerancës fetare por edhe kulturës së munguar liturgjike, si e mbijetesës historike por edhe edukatës së munguar të ligjit dhe institucionalizmit, tipare këto që në një formë apo në një tjetër gjallojë dhe rishfaqen edhe në ditët e sotme pa lejen tonë.
Brenda tyre jemi ne, pjella e kalvarit tonë historik! Udhëtimi vazhdon!