ERE jep licenca te reja per prodhuesit e energjise elektrike
TIRANE - Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka licencuar së fundmi operatorë të rinj në fushën e energjisë, ndërsa disa hidrocentrale të vogla janë drejt fillimit të aktivitetit.
Burime të ERE-s thanë sot se ERE ka vendosur të licencojë shoqërinë "Ylliad" sh.p.k. në aktivitetin e furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike.
Së fundi edhe "Henz Energy" sh.p.k., u licencua në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike për 30 vjet pas kualifikimit të impianteve prodhuese nga HEC-et "Darsi 1", "Darsi 2" dhe "Darsi 3" si burime të rinovueshme energjie.
Kanë nisur edhe procedurat për shqyrtimin e aplikimit të shoqërisë "SA-GLE Kompani" sh.p.k., për licencimin në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-i "Trebisht" dhe "Caushi Energy" sh.p.k, në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga hec "Qafëzezë".
ERE licencoi dhe shoqërinë "Energji Ashta" sh.p.k. në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike për një afat 30-vjeçar si dhe në aktivitetin e furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike.
(d.b/BalkanWeb)