Dodani: Zbarkimi i Hamit Matjanit, Hazbiu si fshatar në bandat e veriut
(Vijon nga numri i kaluar)
Zoti Dodani. E lamë bisedën e numrit të kaluar në momentin që juve, grupi më special i Sigurimit të Shtetit mundët të kontaktonit dhe të uleshit këmbëkryq jo thjesht me një grup diversionist, por me vetë Zenel Shehun dhe Tahir Preçin, të cilët ishin njerëz të afërt dhe shumë besnikë të Ahmet Zogut, ndërkohë që ju, teksa bënit muhabet kokë më kokë në mesnatë me ta, përgatiteshit t'u hidhnit prangat. Nuk e di nëse u shpreha qartë, megjithëqë do të dëshiroja që për interesat e kujtesës së lexuesit, para se të vijojmë me atë çka ndodhi në vijim të takimit tuaj të atëhershëm, le të bëjmë një rezyme tepër të shkurtër të asaj çfarë rrëfyem nga numri i kaluar. Nuk e di nëse u shpreha qartë?
Nga numri i kaluar pak a shumë ju shpjegova se me Zenel Shehun, si dhe në shumë raste të tjera që ne mundeshim t'i vinim në mbikqyrje, përdornim njerëzit tanë, duke i futur në radhët e tyre. Por kjo kërkonte një operacion dhe sofistikim të madh, pasi nuk ishte aq e thjeshtë. Në rastin e Zenelit, që ka ndodhur aty nga pranvera e vitit 1952, ne planifikuam që të hynim vetë si grup brenda bandës, me qëllim që të arrinim arrestimin e saj dhe ta vinim në shfrytëzim për të funksionuar loja që kishte planifikuar Kadri Hazbiu, e cila tashmë njihet me emrin radio-loja "Liqeni i Vajkalit". Ndërmjetës për të mundësuar futjen e ekipit tonë pranë tij siç të shpjegova ishte i dërguari ynë me pseudonimin "Meixhi", i cili ishte anëtar i Partisë Komuniste dhe kështu ishte paraqitur dhe te Zeneli, sikur ishte sekretar i një organizate të Partisë. Mirëpo ai u tregonte se "nuk ishte dakord" me qeverinë e Enver Hoxhës dhe priste me padurim për të rrëzuar atë pushtet. Zenel Shehu, duke njohur në rrugë të dyfishtë dhe rrethin e tij familjar, është ndjerë shumë i kënaqur nga ky takim dhe e mbajti shumë afër. Ai kishte porosi nga Zogu I, që të bënte punë të madhe për të futur në radhët e grupit të vet sa më shumë njerëz të partisë së Enver Hoxhës. Në një moment, si e mbajti afër dhe siguroi besim absolut, Zeneli e aktivizon "Meixhin" që të afrojë njerëz nga organizata e Partisë së Enver Hoxhës, ku "ishte" vetë Sekretar. Pra siç shikohet, "zogu" që priste i erdhi vetë në dorë, që do të thotë se i erdhi mundësia të afronte shokët e tij, gjë për të cilën kishte shkuar edhe te grupi diversionist. Kështu që pas kësaj, "Meixhi" i thotë Zenel Shehut se e kishte pasur parasysh vetë një gjë të tillë, kështu që kishte siguruar një kontingjent të mirë në organizatën ku drejtonte.
-Sa janë? - i kishte thënë Zeneli.
-Duhet të jenë 5-6 veta që i kam të garantuar, pasi të tjerët duan dhe pak punë t'i bindim. Por mund të jenë dhe më shumë, megjithatë unë para se të të them duhet të bindem dhe ta konfirmoj mirë, - i ishte përgjigjur "Meixhi".
- Shumë mirë, - i kishte thënë ai. - Mund të bëjmë dhe një takim me ta?
- Po, - i tha "Meixhi", - caktoni orën dhe vendin dhe gjithçka në rregull.
Në këtë moment hymë në lojë ne të grupit special të Sigurimit të Shtetit. U veshëm si fshatarë dibranë dhe vendosëm të shkonim në takim për të realizuar misionin tonë. Takimin na e kishin caktuar mbi Bulqizë, në një shpat të saj, pikërisht afër "Liqenit të Vajkalit". Aty në anë të një livadhi, në hyrje të një pylli me shumë shkurre dhe gëmusha ishte një shtëpi përdhese ku nuk banonte njeri. Ne shkuam kur kishte rënë plotësisht muzgu. Luanim rolin sikur ishim anëtarë të Partisë Komuniste të Enver Hoxhës, ku sekretar kishim "Meixhin", por që ishim të "pakënaqur" dhe se me padurim prisnim të "shporrej" pushteti komunist. Nga mesnata, sipas fjalës së dhënë, me një konspiracion të plotë erdhi dhe Zeneli me Tahirin. U takuam sikur të njiheshim prej kohësh. Ai u gëzua pa masë që na kishte takuar, pa e ditur që ne aty ishim për ta lidhur. Në bisedën propagandistike disa orëshe që vijoi me ne, na porositi që të luftonim për të bërë për vete sa më shumë shokë nga organizata jonë dhe nga të tjera, sepse porosia e Naltmadhënisë ishte që të bënim sa më shumë njerëz të Partisë. Nga ne flisja vetëm unë, më shumë për faktin që isha me dialektin e veriut, ndërsa të tjerët flisnin shumë pak. Ata vetëm dëgjonin, gjoja si shumë të kënaqur që kishin mundur të organizoheshin me përfaqësues të Naltmadhënisë. Mbaj mend që, ndërsa flisja, unë shaja veten time duke thënë: "Ç'është një Mark Dodani, që nuk la vend pa bredhur për të kapur banditë dhe të shkatërrojë të ardhmen tonë. Por do ta gjejë ndonjëherë dhe ai atë që kërkon". Këtë e bënim, se emrat tanë si njerëz të grupit special të Sigurimit ishin të kudonjohur jo vetëm në radhët e bandave, por edhe në gjithë zonat e veriut. Por si fytyrë nuk na njihte kush dhe në këto raste mbanim emra të rremë.
Mund të përshkruani momentin si i lidhët, pas gjithë asaj bisede vëllazërore disa orëshe?
Kishim me vete raki dhe mish për të ngrënë. Kur po afrohej mëngjesi dhe Zenel Shehu do të bëhej gati të ikte, madje Tahir Preçi po përgatiste pajimet, filluam të merreshim vesh me njëri-tjetrin me parulla dhe kundërparulla. Kështu, unë thashë:
- Po na ikin yjet, - që donte të thoshte se po vinte momenti i arrestimit.
Pastaj, dikush tjetër foli:
- Ashtë raki e keqe, duhet ndonjë gotë, se kështu nuk pihet, - vijoi tjetri, që zbërthehej se, tashmë duhej të bëheshin gati të hidheshin mbi banditët.
- Nuk kemi gotë, - replikonte një tjetër sipas planifikimit, që zbërthehej se, jemi afër çastit final të sulmit.
Gjatë kësaj kohe, ndërsa shkëmbenim parullat e veprimit, ne merrnim masa që të lëshoheshim mbi ta, pra mblidhnim forcat dhe mendjen që t'i kapnim. Por kjo s'ishte e thjeshtë, se kërkonte në radhë të parë guxim dhe shumë shkathtësi, se nëse të shpëtonte njëri për momentin, dije ti ku veje pastaj, pasi të dy ishin të armatosur. Madje Tahir Preçi ishte shumë i fuqishëm dhe kishte përballuar me stërvitje shumë njerëz, jo një e dy apo tre sa do t'i hidheshim ne, sepse ishim ndarë në grupe. Dy prej nesh, sipas planit do të lidhnin Zenelin dhe tre do të lidhnin Tahirin.
Pastaj vazhduam me kujdes parullat:
- Kush ka një gotë rakie?
- E kam unë, - u përgjigj personi që bëri gati pajisjet lidhëse.
Pritej vetëm urdhri i komandantit të grupit që të hidheshim në mënyrë të menjëhershme mbi ta. Në këtë kohë, Zenel Shehu dhe Tahir Preçi nuk po kuptonin se ç'kurdisej, por ishin shumë të kënaqur dhe e trajtonin veten si mes miqsh dhe tepër të suksesshëm për takimin që kishin arritur me ne, fshatarët komunistë të pakënaqur. Në këtë moment, ndërsa Tahir Preçi hodhi pajimet në krahë për t'u larguar, ndërkohë që po bëhej gati dhe Zeneli, komandanti i grupit, Asim Aliko dha sinjalin:
- Ma jep gotën e rakisë.
Në këtë moment, sikur të binte vetëtima ne u sulëm mbi ta në mënyrën më të rrufeshme që mund të përshkruhet. Asimi, unë dhe Ilua iu lëshuam Tahir Preçit, ndërsa Haxhiu dhe Hekurani u hodhën mbi Zenel Shehun. Përleshja ishte e ashpër. Nuk po mundnim dot ta lidhnim Tahirin. Në një moment, njëri që po i lidhte këmbët me fill kavoje të veshur me plastikë, gabimisht më lidhi mua këmbën me atë të Tahirit.
Pse, nuk e shikonte?
Unë i kisha rënë përsipër dhe në një krah ishte Asimi. Mirëpo është për t'u çuditur që Tahiri nuk e jepte veten fare. Ruante një gjakftohtësi që ç'të të them. Në këtë përleshje ai arriti ta kapë fort kyçin e dorës së Asim Alikos dhe po ia kafshonte gati për t'ia thyer. Mirëpo, ndërsa Tahiri mundohej me dhëmbë te kyçi i dorës së Asimit, ky i fundit me një qetësi shumë të madhe dhe me qesëndi, sikur donte t'i thoshte që 'kot çapitesh akoma', i fliste, duke mos bërë asnjë përpjekje që të hiqte dorën: "Tahir, ha, ha sa të duash mish të gjallë që të ngopesh, se në qeli s'dihet si do të vejë puna". Mirëpo nuk po e lidhnim që nuk po e lidhnim dot. Në një çast, dy shokët e tjerë e lidhën Zenelin dhe erdhën që të na ndihmonin neve. Në fillim hoqën nga goja e Tahirit dorën e kafshuar të Asimit. Pas disa çastesh ne u liruam dhe ata ngelën të lidhur.
Në qoftë se do lirohej ndonjëri, e kishit marrë parasysh?
Do na shuante të gjithëve. Po ku pyesnim ne. Kështu kishim kapur plot.
Çfarë thanë kur i lidhët?
Zeneli na përgëzoi. Tha: "Bravo ju qoftë, qenkeni me të vërtetë të kualifikuar dhe m'u bëka qejfi që shqiptarët janë në gjendje të bëjnë operacione të tilla tepër të studiuara". Këtë e kishte si krenari kombëtare që ishte shqiptar.
Ç'bëtë pastaj me ta?
I takuam me Kadri Hazbiun, i cili i përgatiti dhe filloi të lozë me shërbimet e huaja. Pra, me një fjalë ata i vumë në shërbimin tonë. Na treguan parullat, kundërparullat, kodet dhe gjithçka tjetër që na nevojitej. Kështu, me radio-lojën "Liqeni i Vajkalit" që organizuam me ta, Shqipëria ka marrë nga zbulimet e huaja anglo-amerikane me mijëra armë, municione, veshmbathje etj. Por kemi futur në grackë dhe shumë elementë të rrezikshëm që nuk i kapnim dot. Një kërkesë nga ana jonë se "presim filanin", dhe ai menjëherë quhej i mbaruar.
Si është ajo historia që ke treguar në fillim të intervistës së parë, që në një moment keni shpëtuar Kadri Hazbiun?
Ëhë, po. Ka qenë rasti që kemi kapur Halil Branicën. Këtë, siç të thashë, e kapëm si e kërkoi Tahiri me kode që të vinte, se këtu po bëhej "nami" kundër Enver Hoxhës dhe situata kërkonte drejtim.
Në atë operacion merrte pjesë, si dhe në shumë herë të tjera, vetë Kadri Hazbiu. Pastaj me radhë si gjithnjë ishim ne të grupit special, që nuk ka rëndësi t'i përmend më. Merrnin pjesë dhe kryetarët e degëve të brendshme të Peshkopisë dhe Burrelit, përkatësisht Banush Goxhaj dhe Gjolek Alia, të cilët drejtonin forcat ushtarake që kishin rrethuar në fshehtësi vendin.
E kishte të lejuar Kadriu të vinte në male?
Ku pyeste ai, ore. Nuk lejohej, se ishte anëtar i komitetit Qendror të Partisë dhe ne i thoshim: "Shoku Kadri, nuk bëni mirë që të vini, se në një rast fatkeqësie na ngarkoni me përgjegjësi". "Lëri more ato, - tha Kadriu, - pse, ju nuk keni nëna? Nënat qajnë të gjitha njëlloj"
Ardhja e Kadriut, jua vështirësonte punën për faktin që do t'ju duhej të mbronit edhe atë?
Jo. Është e vërtetë se kishim përgjegjësi, por po të mendosh që kishim Kadri Hazbiun në majën e maleve të Dibrës, gjatë gjithë kohës që prisnim (natë dhe ditë), nuk e përshkruan dot sesa lart ngrihej morali ynë. Mirëpo bashkë me ne kishim marrë dhe Tahir Preçin të kapur në Bulqizë. Se ai ishte radist, nuk e di nëse ta tregova këtë të dhënë në fillim. Tahirin e kishim marrë të zgjidhur dhe ecte bashkë me ne. Mirëpo Tahiri ishte i palidhur se ne e konsideronim të rekrutuar, pasi me radion e tij dhe kodet që na kish treguar, po arrinim kaq rezultate. Për të ruajtur Kadri Hazbiun ishte caktuar grupi i posaçëm i drejtuar nga Sulo Bedini. Mirëpo në momentin që erdhën parashutat u lëshuan të gjithë pas tyre.
Pse, kishte shumë parashuta?
Kishte disa me drita, që kishin materiale, dhe ajo që do të vinte pa drita do të thoshte se ishte me diversantë. Ne kishim ndarë detyrat: Kush do të shkonte te ato me drita, pra për materialet, ndërkohë që ne të grupit special do të prisnim parashutën që kishte diversantët e kërkuar. Për të identifikuar vendin ku i prisnim ne, kishim ndezur zjarre në formën e germës "L". Kështu, siç të thashë, në momentin që erdhën parashutat të gjithë rendën pas tyre, kush t'i priste më parë. Mirëpo në këtë situatë u lëshua me vrap dhe Sulo Bedini, që ishte caktuar për të ruajtur Kadriun. Kadriu rrinte mbështetur pas një shkëmbi, shumë i qetë dhe në krahë të tij rrinte diversanti Tahir Preçi. Mirëpo, do ti që parashuta me Halilin, po binte direkt mbi Kadriun? Unë kur pashë Kadriun vetëm me Tahirin vrapova për andej. Kuptohet që këto ishin vetëm punë çastesh, por të ndodhte hataja kur të duash. Mbaj mend mirë se Tahiri në ato momente i bënte sytë si egërsirë dhe po shikonte sa majtas, djathtas. Unë shkova me vrap dhe u afrova pranë të dyve, duke thërritur me forcë: "O Sulo, O Sulo…". Kadriu nuk e prishte fare terezinë, por na kontrollonte të tërëve. Ka qenë i jashtëzakonshëm ai burrë. Pa të, ti nuk mund ta kuptosh se Shqipëria nuk do të llogaritej për Sigurim.
Halil Branica u kap lehtë?
Shumë lehtë. Thamë parullat - kundërparullat, madje ne saktësisht kishim kërkuar adjutantin e Zogut, Hysen Selmanin, por na erdhi Halili. Ai kujtonte se ishim shokët e tij dhe si e zgjidhëm dhe u takuam gjasme me shumë mall, e çuam te Kadriu, i cili filloi të tallej duke i thënë se, tani që erdhi ai, ishte çliruar Shqipëria etj, etj.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)