E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulimi i shfaqjes Shen Maria e Beratit

Anulimi i shfaqjes “Shën Maria e Beratit” dy ditë më parë në teatrin Andon Zako Çajupi të Korçës, për dramaturgët është një absurditet.

Ferdinand Hysi thotë se ky vendim e ka shokuar, pasi i kujton kohët e errta të komunizmit, kur veprat censuroheshin.

Regjisori dhe dramaturgu Mihail Luarasi i cili e njeh mirë veprën që mban autorësinë e Namik Dokles shprehet se nuk ka të bëj aspak me blasfemi dhe pjesanuk fyen askënd

Luarasi është i idesë se nëse vazhdohet ne këtë mënyrë, gjithnjë ka të pa kënaqur. Rreth një fenomeni të caktuar dhe kështu sipas tij i bie që skenat të mbesin bosh.
Shfaqja e vënë në skenë nga trupa e teatrit te Korçes, me regji të Dhimitër Orgocka, është anuluar, pas reagimit të komunitetit ortodoks. Mitropolia e Korçës është shprehur e indinjuar se shfaqja fyen ortodoksët korçarë. Ende nuk është marre një vendim se kur shfaqja do rikthehet për spektatorin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›