E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulimi i zgjedhjeve në Shalë, pesë të arrestuar

Të arrestuarit janë: Petrit Coli, 39 vjeç, banues fshatin Grudë e Re, i dënuar më parë për veprën penale " Vrasje me dashje në bashkëpunim", Pëllumb Mollzati, 38 vjeç, Prek Kodra, 35 vjeç, Kol Gjergji, 29 vjeç dhe Mirash Rrethatori, 33 vjeç, banues në fshatin Gimaj, i dënuar më parë për veprën penale " Armbajtje pa leje".

“Shtetasit u arrestuan, pasi të dielën në momentin kur materialet zgjedhore mbërritën me helikopter në vendin e quajtur Breg Lumi, në komunën Shalë, pikërisht sapo janë zbritur këto materialet zgjedhore, grupe të ndryshme personash, ku mes tyre janë identifikuar dhe 5 shtetasit e arrestuar, janë vërsulur në drejtim të komisionerëve, duke bërë kështu bllokimin e komisionerëve dhe të rrugë-kalimeve për tek qendra e votimit, pasi nuk ishin dakord me komisionerët e caktuar për zgjedhjet vendore në komunën Shalë”, theksohet në një komunikatë të Policisë së Shkodrës.

Materialet, në ngarkim të 5 personave të arrestuar i kaluan prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale të "Pengimit të subjektit për zgjedhjet në organet përfaqësuese". /Start/

                                                                                             2011-08-01 12:50
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›