E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artan Hoxha Rama duke kerkuar te marre gjithcka do perfundoje duke mos marre asgje

"Edi Rama duke këkuar të marrë gjithcka do të përfundojë, duke mos marrë asgjë dhe mazhorancës në të gjitha rastet nuk do t’i hyjë gjemb në këmbë", në mënyrë të përmbledhur kjo është analiza që i bëhet nga Artan Hoxha lojës së Edi Ramës, i cili vërtetë flet për një strategji të re, duke filluar nga shtatori, por lëvizjet e tij në këtë lojë mbeten të vjetra, ato nuk janë konstruktive. E tillë është përpjekja e Ramës, udhëheqësit të ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës, që t’i kthejë mbrapsht ato, duke i përshfaqur pas humbjeve të 2009-ës dhe 2011-ës, si burimin e të gjitha të këqijave. Në të vërtetë janë shifrat ato që përmbysin në themel këtë ide të cilën Rama po e sponsorizon në mos për të bindur krejt shqiptarët, të paktën të bindë partinë e tij”- thotë analisti Artan Hoxha.

“Edi Rama po kërkon rikthimin e krizës së panevojshme të zgjedhjes së presidenit me 84 vota, kur me ndryshimin e ligjit themelor të shtetit shmanget kriza. Por Hoxha argumenton se vërtetë kreu i shtetit zgjidhet me shumicë të thjeshtë, por ai e ka po aq të fortë mburojën nga pushteti, pasi nuk mund të shkarkohet pa një shumice super të cilësuar votash sic është ajo me 96 deputetë në Kuvend. Për më tepër, rasti i presidentit konsensual Moisiu dhe ai i presidentit Topi, zgjedhur nga mazhoranca, përmes lojës së korrupsionit sic akuzonte opozita, janë dy shembuj konkret sesi presidenti nuk jep asnjë garanci që të luajë lojën e mazhorancës që e zgjedh” shpreht Artan Hoxha.

“Shembull për këtë sipas Hoxhës është fakti i provuar përmes një koincidence fatkeqe të presidentit Topi, se ish-drejtuesi i larte demokrat, me 8 maj votoi pro Edi Rames. Rakordimi i plote shifrave për katër kutitë e votimit nga TV Klan përmbysen cdo dyshim manipulimi per qendren e votimit të kreut të shtetit, por dhe për gjithë Tiranën” thekson Hoxha gjatë intervistës.

Leksioni shumë i thjeshtë për opozitën që kërkon rotacion pushteti në 2013-ën është që ajo të bind vetëm përmes politikës konstruktive, jashte konflikteve e teorive konspirative të manipulimit masiv të zgjedhjeve. Një paketë e gatshme ligjesh që garantojnë marrjen e statusit të vendit kandidat pret socialistët në Kuvend dhe sipas Hoxhës ata kanë rastin të dëshmohen pro interesave te vendit, duke mos e kushtëzuar këtë paketë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›