Komuna Armen- Vlore fiton kandidati i PD-se
Kandidati i Partisë Demokratike dhe Koalicionit "Aleanca për Qytetarin", Kliton Haxhiraj, u shpall fitues në zgjedhjet vendore në komunën Armen, 20 km në lindje të Vlorës, duke marrë mandatin e tretë rresht në këtë njësi të qeverisjes vendore.
Në përfundim të procesit të numërimit të votave, zoti Haxhiraj rezultoi fitues me 28 vota më shumë se rivali i tij, kandidati i Partisë Socialiste dhe Koalicionit "Aleanca për të Ardhmen", Albert Hoxha.
Komuna e Armenit, është një nga 9 njësitë e qeverisjes vendore në shkallë vendi, ku u zhvilluan dje zgjedhjet e pjesshme vendore.
KQZ kishte shpallur pavlefshmërinë dhe kishte vendosur përsëritjen e zgjedhjeve në këtë komunë, pas ankesës që kishte bërë kandidati i Partisë Socialiste dhe i Koalicionit "Aleanca për të Ardhmen", Albert Hoxha, për parregullsi gjatë procesit zgjedhor të zhvilluar në 8 maj.
Në këto zgjedhje, në komunën Armen, KZAZ shpalli fitues zotin Kliton Haxhiraj, përballë rivalit të vet, Albert Hoxha me një diferencë prej 3 votash.