E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anullohet vizita e Diplomates së OKB-së, Siria nuk i jep vizë

Shefes për ndihma humanitare të OKB-së, Valeri Amos, i është hedhur poshtë kërkesa për të vizituar Sirinë.

Diplomatët e Kombeve të Bashkuara thonë se Amos ka qëndruar në Bejrut në pritje të vizës, por nuk ka marrë përgjigje pozitive.

Amos ka planifikuar të diskutonte situatën humanitare me zyrtarët sirianë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Sirisë, Valid Muallem, i ka kërkuar OKB-së të qartësojë qëllimin e vizitës së planifikuar nga ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan.

Ky i fundit është emëruar i dërguar i posaçëm për krizën në Siri nga OKB dhe Liga Arabe.

Siria është përfshirë nga protesta anti-qeveritare që në mars të vitit të kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 7.500 persona kanë humbur jetën në trazira.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›