E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta të dhunshme në Spanjë, dhjetëra të arrestuar

Dhjetëra studente janë arrestuar të mërkurën në Barcelonë, gjatë protestave që kundërshtonin masat e kursimit, të miratuara nga Qeveria e Spanjës.

Arrestimet kanë ndodhur pas përleshjeve të tyre me policinë para ndërtesës së aksioneve në Barcelonë. Shoqatat studentore kanë organizuar protesta në 40 qytete të vendit, në shenjë kundërshtimi ndaj shkurtimeve të buxhetit në arsim.

Sic bëhet e ditur demonstratat janë organizuar edhe në solidaritet me studentët në Valencia, ku policia i ka rrahur ata në protestat e 20 shkurtit.
Spanja ka normën më të lartë të papunësisë në mesin e vendeve të zhvilluara, që në përqindje kap shifrën 23.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›