Anulohen fluturime të tjera nga aeroporti i Rinasit

Anulohen fluturime të tjera nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, duke e çuar në 15 numrin e destinacioneve ku nuk mund të udhëtohet. Si pasojë e hirit vullkanik në Islandë, autoritetetet kanë njoftuar se janë anuluar fluturimet direkte për në Londër, Budapest, Vjenë Mynih, Shtutgard, Bolonjë, Milano, Trevizo, Verona, Frankurt, Ljubjanë, Genova, Torino dhe Prishtinë.
TIA njofton se fluturimet e planifikuara për në Romë, Athinë, Bari, Stamboll kanë operuar normalisht. Pasagjerët që kanë udhëtime tranzit këshillohen të kontaktojnë linjat përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje më udhëtimet e tyre.
Fluturimet janë anuluar deri ne një njoftim të dytë.