E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiri vullkanik, të tjera fluturime të anulluara nga Rinasi

Anulohen fluturime të tjera nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, duke e çuar në 15 numrin e destinacioneve ku nuk mund të udhëtohet. Si pasojë e hirit vullkanik në Islandë, autoritetetet kanë njoftuar se janë anuluar fluturimet direkte për në Londër, Budapest, Vjenë, Mynih, Shtutgard, Bolonjë, Milano, Trevizo, Verona, Frankurt, Ljubjanë, Genova, Torino dhe Prishtinë.

TIA njofton se fluturimet e planifikuara për në Romë, Athinë, Bari, Stamboll kanë operuar normalisht. Pasagjerët që kanë udhëtime tranzit këshillohen të kontaktojnë linjat përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje më udhëtimet e tyre.

Fluturimet janë anuluar deri në një njoftim të dytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›