E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Fton PS-në në bashkëpunim për kodin

Lëvizja Socialiste për integrim fton Partinë Socialiste për bashkëpunim për kodin zgjedhor i cili është kthyer në parlament nga Presidenti I Republikes. Nga Mati ku ndodhej për një takim me të rinjte e LRI-së, kreu i LSI-së Ilir Meta ka ftuar publikisht në takim kryesocialistin Edi Rama.
Sipas kreut të LSI-së, Meta ky takim mes dy lidereve të së majtës duhet ti shërbejë arritjes së standarteve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Për Metën ky është momenti i duhur që PS-ë dhe LSI të gjejë gjuhën e përbashkët për të përmirësuar kodin e ri zgjedhor. Ashtu si edhe ditën kur Presidenti i Republikës rrezoi kodin elektoral, sërish Meta ka deklaruar se ky veprim është një shans për të përmbushur standartet e zgjedhjve.
LSI është një prej partive që ka kundërshtuar më fort kodin e ri elektoral dhe veçanërisht përbërjen e komisioneve që do të administrojnë zgjedhjet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›