Anulohet ceremonia e Globit te Arte
Hollivud - Ndarja e sivjetshme e cmimit Globi i Arte eshte anuluar si pasoje e greves disamujore te skenaristeve te Hollivudit, ne te cilen merrnin pjese edhe aktoret, duke perfshire edhe ata qe ishin nominuar per kete cmim prestigjioz. Ne vend te ceremonise se ndarjes se cmimit, per me 13 janar eshte caktuar nje konference shtypi, ne te cilen do te lexohet emri i fituesit.
Organizatoret e konfirmuan anulimin e ceremonise, duke shprehur keqardhje qe sivjet nuk do te mbahet ndarja tradicionale e Globit te arte dhe qe nje milion telespektatore nuk do te kene mundesi qe t'i shohin yjet e tyre te preferuar.