E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulohet dueli ndërmjet Krasniqit & Dimitrenkos

Boksieri kosovar, Luan Krasniqi është zhgënjyer tej mase. Dueli, i paraparë të zhvillohet më 28 nëntor ndaj Alexander Dimitrenkos, është anuluar.

Shkak i anulimit të këtij rimeçi ka qenë një lëndim, të cilin boksieri kosovar e ka pësuar gjatë stërvitjeve të tij për duelin e 28 nëntorit. Mediet gjermane kanë njoftuar të premten se boksieri 38 vjeçar ka lënduar ligamentet e këmbës së tij të djathtë.

Si pasojë e këtij lëndimi, mediet e huaja raportojnë se Luan Krasniqi duhet ti ndërpresë të gjitha aktivitet e tij sportive së paku për një javë. Mjekët i kanë thënë boksierit me prejardhje nga Juniku se ky lëndim tërësisht do të sanohet pas katër javësh.

Me këtë rast, Luan Krasniqi nuk ka mundur ta fshehë zhgënjimin që e ka kapluar. Jam shumë i zhgënjyer. Mjekët më kanë thënë se më duhet të pushojë plot një javë. Kurse gjithçka do të rregullohet pas katër javësh. Kjo e bën të pamundur që ta zhvilloj luftën ndaj Dimitrenkos më 28 nëntor, ka deklaruar Krasniqi.

Më vjen keq që e pësova këtë lëndim pikërisht kur po kaloja nëpër një formë shumë të mirë. Isha duke u përgatitur shumë mirë për meçin e 28 nëntorit, ka shtuar ai.

Megjithatë, Luan Krasniqi do të ketë sërish shans ti revanshohet boksierit ukrainas, Dimitrenkos. Meçi mes këtyre dy boksierëve mund të zhvillohet me një datë tjetër, atëherë kur vendos klubi i Luanit, Universum Box-Promotion.

Dua që sa më shpejt që është e mundur ti rikthehem formës time më të mirë dhe të boksoj kundër Dimitrenkos, ka thënë Krasniqi.

I zhgënjyer është shprehur të jetë edhe shefi i klubit të Luanit, Stefan Braune. Është mëkat i madh që u lëndua Luani, kur po kalonte nëpër një formë shumë të mirë. Uroj që sa më shpejt ti sanohet lëndimi dhe ti kthehet formës të mirë, tha ai.

Meqenëse veç janë shitur një numër i madh i biletave për rimeçin e paraparë për tu zhvilluar më 28 nëntor në Oberhausen, organizatorët kanë thënë se ata që i kanë blerë biletat mund ti kthejnë dhe ti marrin paratë e tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›