Anulohet ndalimi i Dacit për të ushtruar funksione publike
PRISHINË- Trupi Gjykues i Gjykatës Supreme të Kosovës, ka anuluar vendimin e shpallur nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, me të cilin ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci, i ndalohej ushtrimi i funksioneve publike.
Ndërsa detyron atë dhe ish-këshilltarin e tij Ahmet Alishanit, që t’i kompensojnë Kuvendit të Kosovës shumën 1.540 euro për dëmin e shkaktuar nga shpërdori i detyrës zyrtare.
Në një komunikatë të lëshuar nga EULEX-i, njoftohet se trupi gjykues përbehej nga dy gjykatës vendor dhe një i EULEX-it, të cilët kanë konfirmuar akuzën dhe e ka ndryshuar pjesërisht vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë kundër Nexhat Dacit dhe Ahmet Alishanit, të datës 10 nëntor 2010.
Akuza ndaj Dacit dhe Alishanit kishin të bënin me blerje të pasurisë dhe shërbime me urdhër të Nexhat Dacit, e që u paguan nga buxheti i Kuvendit të Kosovës, kurse u përdorën privatisht.
Gjykata e Qarkut në vitin 2010 e shpalli Nexhat Dacin fajtor për shpërdorim të detyrës dhe e dënoi me një vit e 6 muaj burgim. Ahmet Alishani e kishte ndihmuar në këtë vepër penale dhe u dënua me 6 muaj burgim.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)