E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anxhela Martini: I urrej meshkujt e ashpër

Share

Në një intervistë dhënë mandatory.com, Anxhela Martini, e cila tashmë konsiderohet si një prej vajzave më të bukura të Nju Jorkut, ka thënë se i urrën meshkujt e ashpër.

I urrej meshkujt që janë paksa të ashpër; me pëlqejnë ata me pamje klasike dhe të thjeshtë. Me pëlqejnë meshkujt, të cilët mund të veshin një xhaketë të bukur sportive apo një bluzë që i shkon për shtat. Po ashtu, parfumi që përdor është më i rëndësishëm se veshjet për mua. Më pëlqejnë meshkujt që kanë aromë të mirë në trup, ka thënë Anxhela, ndërsa pohoi se jam beqare për momentin, por jam e hapur për të gjitha mundësitë. Kurrë nuk i dihet; sot jeni beqare, nesër jo. Anxhela ka thënë se di pesë gjuhë: shqip, gjermanisht, dialektin zviceran të gjermanishtes, italishten dhe anglishten.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›