E Diel, 1 Nëntor 2026

Adelina Ismaili: Nuk erdha 9 vite në Shqipëri nga frika

Share

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, në një intervistë për Bluetooth, ka thënë se për nëntë vite nuk ka guxuar të vinte në Shqipëri për shkak se kishte frikë. Asaj i ishte thënë se e prisnin rreziqe.

Pastaj mbeta 9 vite pa ardhur. Ishte një sabotazh i vogël i një kolegeje. Këtë nuk e kam thënë kurrë, tani marr guximin ta them. Në fakt nuk ishte punë guximi, ishte frikë se do të keqkuptohesha. Ishin tema të ndjeshme në atë kohë, që fliteshin dhe identifikoheshe si xheloze. Mund të ishte edhe koleg, mashkull, por jo, ishte kolege, e cila më fliste ca histori, gjasme mua më prisnin rreziqe nga dikush këtu. E besova dhe nuk guxova të vij këtu.

Ajo thotë se nuk flet më atë kolege, emrin e të cilës nuk e identifikon. Kam refuzuar çdo ofertë që më është bërë për 9 vite të tëra nga Shqipëria. Kam humbur shumë, por ja, u dëshmua se asnjëherë nuk është vonë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›