E Diel, 1 Nëntor 2026

Cunami gjigand mbrojti grekët nga pushtuesit persianë

Share

Gjeologët gjermanë kanë zbuluar se një cunami, i treguar edhe nga historiani grek Herodoti, në fakt mbrojti një fshat grek nga pushtuesit persianë.

Sipas BBC, ata kanë gjetur prova në veri të Greqisë për ngjarjen e vitit 479 Përpara Krishtit. Cunami shpëtoi fshatin Potidea.

Herodoti tha se valët gjigande vranë qindra ushtarë persë gjatë rrethimit të fshatit.

Shkencëtarët e universitetit Aachen thonë se ajo zonë mund të përballet sërish me një ngjarje të tillë.

Zakonisht mendohet se bregu jugor i Greqisë është i rrezikuar nga cunami, por tani shkencëtarët thonë se në rrezik është edhe bregdeti verior.

Pastaj erdhi një valë gjigande mbi persët, më e madhe se asnjëherë më parë, edhe pse vendasit thonë se aty ka valë të mëdha. Kështu që ata që nuk mund të notonin, u zhdukën, ata që mundeshin, u masakruan nga burrat e Potidaias, shkruan Herodoti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›