E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anxhela dhe mashkulli ''shqiponjë"

Fotomodelja shqiptare Anxhela Martini, është mjaft e perfolur nga mediat për jetën e saj sentimentale.
Ajo asnjëherë nuk ka pranuar publikisht se është në lidhje me ndonjë mashkull, por ka mohuar zërat lidhur me Kanye West e Blerim Destanin.

Këtë herë, ajo vetë ka zbuluar një fragment nga jeta e saj private, duke publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga dhoma e ditës. Krahas fotografisë që shfaq këmbët e saj dhe të një mashkulli, Martini ka shënuar: ''Me shqiponjën''.
Ndonëse fotografia nuk zbulon identitetin e shoqëruesit të modeles, megjithatë shfaq pasionin e modeles për futbollin. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›