E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk arrijnë të fitojnë zemrën e Gentës

Energjia e këngëtares nga Kosova, Genta Ismajli, është një nga tiparet e saj më karakteristike. 

Këtë energji e ka përcjellur edhe në festimet e 100 vjetorit, pasi ka festuar së bashku me bashkëkombësit e saj në një koncert në Berlin.Duke folur për mediat shqiptare, ajo ka thënë se është ndjerë mjaft krenare dhe e privilegjuar që ka mundur të festojë këtë jubilar të shtetit shqiptar.

Ismajli do të vijë me një klip të ri për realizmin e të cilit është duke punuar aktualisht. Realizimi që do të sjellë së shpejti këngëtarja për publikun është balada me titull "E kam provuar".

Përsa i përket anës sentimentale, Genta ka thënë se ende nuk ekziston një mashkull që ka arritur të fitojë zemrën e saj. /Indeksonline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›