Noizy prinë në...

Kohët e fundit, platforma më e madhe e videove në internet, YouTube, po shërben edhe si një pasqyrë për artistët.
Kjo platformë, po ju mundëson atyre që në bazë të klikimeve të shohin se sa po pëlqehen nga fansat.
Për nga numri i klikime tek artistët shqiptarë për momentin prinë Noizy, ai në kanalin e tij zyrtarë në YouTube, ka mbi 34 milion klikime dhe mbi 17 mijë abonentë, gjë që tregon se po pëlqehet mjaft shumë.
Edhe pse e dimë se klikimet tani mund edhe të blihen, për t'iu shmangur dyshimeve për klikimet e tij, Noizy ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihen që top vendet që kanë klikuar më së shumti tek videot e tij janë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Përveç kësaj, ai në rrjetin social Facebook, ka mbledhur mjaft fansa, ku vlen të përmenden top 3 faqet e tij, që së bashku arrijnë shifrën mbi 730 mijë fansa.
Këto të dhëna, po tregojnë që Noizy është duke prirë tek artistët shqiptarë sa i përket fansave në internet./IndeksOnline/