Anxhela, më e klikuara në Google-n zvicerian
Anxhela Martini është njëra nga yjet më të kërkuara në internet në mesin zviceranëve.
Sipas Blickamabend, 25-vjeçarja gjatë verës ka udhëhequr listën si më e kërkuara në Zvicër, së paku sa i takon makinës së kërkimeve Google, pas skandalit të qershorit kur kishte bërë fotografi mbi tapetin e kuq në Nju Jork, në CDFA Fashion Awards, me një fustan, që kishte “harruar” të vishte të brendshmet.
Modelja shqiptare, e cila ka jetuar në Zvicër para se të shpërngulet në SHBA, ka lënë prapa yje si Blake Livery, Gisele Bunchen e Paul Walker.