E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e ilaçeve mbërthen qsut-në

Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili

Mungesa të ilaçeve, reagentëve në laboratorë dhe receta që jepen për tu blerë në farmaci private. Shpesh pacientëve u diktohet edhe emri i farmacisë ku domosdoshmërisht duhet të sigurojnë barnat.Kriza e barnave ka përfshirë çdo pavijon të spitalit Nënë Tereza, më i madhi në vend. Nuk është gjë e re për të gjithë ata që halli i detyron të trokasin në dyert e pavijoneve për asistencë mjekësore. Edhe nëse nuk i kanë, duhet të marrin borxh paratë e ta kenë xhepin plot sa hyjnë në QSUT. Në të kundërt, nuk zgjidhin dot asnjë hall. Kjo panoramë shumëkujt si bën më përshtypje, ndonëse shërbimi shëndetësor duhet të jetë falas. Muaji gusht ka fluksin më të ulët të pacientëve. Është periudhë pushimesh e lejesh, ndërsa operacionet me përjashtim të rasteve urgjente, janë shtyrë për në shtator. Megjithatë, shumë prej pavijoneve janë plot. Tek 6-katëshi, thuajse të gjitha dhomat janë të zëna. Po kështu edhe në pediatri. Urgjenca ka dyndje fëmijësh. Të mjafton vetëm një xhiro nga dhoma në dhomë në të gjithë spitalin dhe merr qartazi përgjigjen e

Doreza plastike dhe ilaçe të blera nga vetë pacientët

pyetjes A i blini vetë ilaçet? Për fat të mire, diku na thanë pjesërisht. Por bëhej fjalë për medikamente që nuk kushtojnë një lek dhe spitali do të quhej i marrë fund, nëse nuk do ti dispononte. Alarmante paraqitet situata në shërbimin e dializës, tek i cili pacientët na treguan qeset e mëdha me doreza plastike të blera vetë si dhe fashot. Gjithçka e blejnë me paratë e tyre. Tek gastropatologjia pacientët pranuan se blinin vetëm ilaçet e shtrenjta, ndërsa një pjesë ua siguronte spitali. Në kardiologji gjithashtu mungonte pjesa më e madhe e barnave. Edhe një pjesë të analizave të gjakut pacientët i kryenin në klinikat private. E njëjtë paraqitet situata edhe në pediatri. Mjekët dhe infermierët pranojnë krizën nën zë. Ngurrojnë të flasin hapur. Madje ka nga ata që të kërkojnë autorizim për tu futur në pavijon e më pas të shpjegojnë se rrezikojnë vendin e punës. Po çtë të them shihe vetë, fol me të sëmurët. U bë muaj tashmë kjo punë. Ilaçe nuk ka. Kjo ishte fjalia e thënë qetësisht nga një prej mjekëve me emër që takuam dje në spital. Drejtoria e QSUT prej javësh ka pranuar mungesat dhe ka premtuar se situata do të zgjidhet brenda shtatorit. Sipas krerëve të saj, tenderat janë drejt përfundimit. Në fakt, ky refren ka shumë vite që dëgjohet në spital ku pacientët paguajnë për të gjitha shërbimet që marrin e blejnë vetë medikamentet.

Një ilaç për zemrën e blej sa gjysma e pensionit

Sanie Çela, paciente e shtruar tek kardiologjia

Ka kaluar parainfarktin e dytë vetëm pak ditë më parë. Fillimisht të fikson dhe ngurron të tregojë nëse paguan për ilaçet e shëndetit të saj. Pastaj buzëqesh e hap sirtarin.Ja shihe vetë. Këtë ma bleu djali sot në mëngjes. Është gati sa gjysma e pensionit që unë marr. Nëse sdo kisha djalin, do kisha vdekur. Skam para ta blej dhe spitali nuk e ka. Ky është rrëfimi i Sanie Çelës, e shtruar prej dy ditësh në pavijonin e kardiologjisë të QSUT. Na tregon ilaçin Nexium, në pullën e së cilit çmimi është 3980 lekë. Sania shprehet se për pensionistët që kurohen në spital është e papërballueshme. Shëndetësia është përtokë. Kam qenë dhe para ca muajsh në spital dhe bleva vetë kurën e veshkave. Ajo ishte akoma më e shtrenjtë. Kemi punuar një jetë dhe duhet të blejmë çdo gjë. Shyqyr kemi fëmijët, se ndryshe kishim shkuar në atë bote, thotë ajo. Edhe pacientët e tjerë të këtij shërbimi pranojnë se blejnë vetë sidomos ilaçet e shtrenjta. Ca të lira edhe janë, po ato stë vrasin. Puna është tek këto të tjerat, që vetëm për një javë fatura të shkon 10 mijë lekë, thotë një tjetër i sëmurë me zemër.
Dializa pa fasho
Në të gjithë spitalin 6-katësh të QSUT, nuk gjeje asnjë pavijon të supermbushur me pacientë si ai i dializës. Po kështu, zor se gjen ndonjë tjetër shërbim ku mungon gjithçka. Që nga dorezat plastike e fashot, deri tek ilaçet të lira e të shtrenjta. Pacientët janë të gjithë të irrituar. Nuk e kanë aspak problem të flasin e të tregojnë se u ka ardhur në majë të hundës nga e gjithë kjo situatë. Nuk ka asgjë. Ja pyeti të gjithë. Fashon po e ndaj me këtë shokun tjetër. Dorashkat i kam blerë vetë. Ilaçet i sjellim vetë. Vetëm njëri na kushton më shumë se 200 euro. Spitali ka marrë fund. Është turp, thotë Alexandër Thano, një prej pacientëve që sapo ka ardhur për turnin e tretë të dializës. Ai thotë se në këtë shërbim punohet me tre turne. E ndërsa dy të parat e bëjnë dializën nga 4 orë, turni i tretë e bën vetëm 2, maksimumi tre. Nuk paguhen infermieret, prandaj duhet të mbarojmë herët. Është skandaloze situata, thotë ai. Në dhomën me 9 shtretër, asnjëri nuk është i lirë dhe të gjithë pacientët pranojnë se mungon çdo gjë. Vetë personeli i mesëm që u shërben pacientëve nuk thotë asnjë fjalë. Pohon në heshtje. Pas ecejakeve në dhomë dhe bisedave me të sëmurët, vështrimi dhe shprehja e njërit prej tyre ishte tërësisht rrëqethëse. Çohu të ikim se mu ngrit tensioni. Unë nuk di ku do gjej lekët për të blerë ilaçet në seancën e rradhës po me zien koka. Sdi ku të marr më borxh. Këtë fjali i tha së shoqes njëri prej të sëmurëve, që për dje i dha fund dializës. Turnin e radhës e ka vetëm pas disa ditësh. Dializë kryejnë të gjithë ata persona që të dy veshkat i kanë jashtë funksionit. Shërbimi për ta duhet të jetë në nivele maksimale, pasi edhe risku për jetën është jo i vogël.

Ethet hemorragjike, vdes  në spital 39-vjeçari nga burreli

Një 39-vjeçar i prekur nga ethet hemorragjike ndërroi jetë dy ditë më parë në spitalin infektiv të QSU. Tre të tjerë jane nën kujdesin mjekësor. Lajmin e konfirmoi shefja e departamentit të sëmundjeve infektive ne ISHP, Silva Bino. Sipas saj, pacienti që humbi jetën shfaqi një prej formave më të rënda të sëmundjes, e cila kalon tek njeriu me anë të urinës së miut. Pacienti nga burreli shfaqi një prej formave më të rënda të etheve hemoragjike me sindromë renale. Janë dhe 2 pacientë të tjerë që vuajnë nga i njëjti problem. Sëmundja ngjitet nga minjtë, kryesisht të arave. Prandaj, sidomos personat në zonat rurale duhet të bëjnë kujdes me ushqimet që konsumojnë, tha Bino. Sipas saj, në spital ndodhen edhe dy pacientë të prekur nga virusi i Nilit Perëndimor, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Këta paciente janë rreth moshës 40-45 vjeç nga qyteti i Lezhës dhe Laçit. Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet nga mushkonjat. Sipas Binos, përveç virusit të Nilit, gjatë periudhës së verës janë shfaqur dhe ethet hemoragjike të Kongo-Krimesë. Këtë vit, vatrat e sëmundjes kanë qenë Burreli dhe Gramshi. Edhe për ethet hermoragjike me sindrome renale, edhe për ethet hemoragjike të Kongo-Krimesë, bazë janë vektorët. Duhet të kryen dezinfektime për vatrat e infeksioneve, tha Bino. Ajo bëri thirrje për ndërhyrje sa më të shpejtë për dezinfektimin dhe deratizim të zonave që janë vatra të këtyre sëmundjeve, për të ndalur

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›