Kështu nuk e keni parë Marsin ndonjëherë
Një sensacion i vogël në hapësirë. Pas një udhëtimi thuajse trevjeçar, sonda e NASA-s në Mars ka sjellë këtë pamje të jashtëzakonshme nga planeti i kuq. Duket sikur është shkrepur diku në tokë.
Sonda e vogël po merr edhe gurë nga kjo zonë për të testuar përbërjen e për të parë nëse Marsi dikur ka qenë i banueshëm.
Vetëm pak ditë më përpara NASA bëri me dije se kishte zbuluar shenja uji të rrjedhshëm në Mars.
