E Diel, 1 Nëntor 2026

Anzhi, gati 300 milionë për shpenzime

Anzhi Makhachkala i ka bërë gati 300 milionë euro, të cilat do t’i shpenzojë gjatë verës për ta sjellë trofeun e Ligës së Kampionëve në Dagestan, në periudhën trevjeçare.

'Sports Illustrated’ njofton se klubi rus planifikon që t’i bind me oferta të majme lojtarët e mëdhenj ta ndjekin rrugën e Samuel Eto’o e Roberto Carlos, i cili aktualisht është drejtor i klubit.

Mediet e huaja shkruajnë se sulmuesi i Napolit, Ezequiel Lavezzi dhe ai i Chelseas, Fernando Torres gjatë verës do t’i bashkohen Anzhit. Ekipi i drejtuar nga Guus Hiddink aktualisht gjendet në pozitën e shtatë në kampionatin rus të futbollit, vetëm 6 pikë nga zona që çon në Ligën e Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›