AI: Diskriminimi i romëve, problem europian

Në këtë raport thuhet se grupet se e të drejtave të njeriut nuk po bëjnë mjaftueshëm për të frenuar këtë fenomen, i cili në disa zona arrin përmasa “të frikshme”.
Vëzhgimi i romëve në Europë tregoi se kudo ata janë më të varfër se mesatarja e popullsisë, kanë qasje më të ulët në shërbimet mjekësore dhe shkallë më të lartë analfabetizmi.
Vlerësohet se rreth 12 milionë romë jetojnë në kontinent, shumica e të cilëve të përqendruar në Gadishullin e Ballkanit.
”Diskriminimi është një prej plagëve më të mëdha të shoqërisë europiane”, deklaroi Kate Allen, drejtoresha për Britaninë e “Amnesty”.
”Me miliona persona janë duke u përballur me përjashtimin, izolimin, varfërinë, keqtrajtimin, mungesën e shërbimit mjekësor apo dhunën, vetëm për atë që janë apo besojnë. Midis popullsive që vuajnë këtë diskriminim, pa dyshim romët janë në vend të parë”, shtoi ajo.