Anzhi ia mësyn Van Persiet

Jo vetëm Manchester City e Juventusi. Edhe ekipi rus, Anzhi Makhachkala e do Robin Van Persien. Sipas tabloidit britanik, ‘Sunday Mirror’, magnati Suleyman Kerimov ia ka dhënë dritën jeshile trajnerit Guus Hiddink që t’u sjellë tri yje në ekip dhe holandezi e ka veçuar bashkëkombësin e tij në listën e tij.
Sulmuesi holandez, të cilit i skadon kontrata me Arsenalin në vitin 2013, nuk duket se do ta vazhdojë kontratën dhe Anzhi mund të provojë ta bindë me një kontratë të majme trevjeçare prej plot 18,5 milionë eurosh në sezon.