Sulm i ri terrorist në Siri

Televizioni kombëtar transmetoi pamje pas shpërthimit të ndodhur në Deir al-Zour, ndërsa fajësoi militantët islamikë për këtë ngjarje.
Një sulm i tillë vjen në javën kur Organizata e Kombeve të Bashkuara pranoi për herë të parë se Damasku është duke luftuar realisht edhe ndaj militantëve.
Shpërthimi ndodhi pranë selisë së një qendre të Shërbimeve të Fshehta të Ushtrisë Siriane, duke shkaktuar dëmtime në ndërtesë.
Asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm, por një zëdhënës i ministrisë së Jashtme theksoi se autobomba mbante 500 kilogramë eksploziv.
Një ditë më parë, të shtunën, autoritetet lajmëruan se kishin zbuluar përgatitjen e një sulmi në të njëjtin qytet, duke arrestuar disa militant, me shtetësi të huaj, pjesëtarë të Al-Qaedës ose organizatave bashkëpunëtore me të.