E Enjte, 5 Nëntor 2026

Apartamenti merr flakë në ish-Bllok/Zjarri vihet nën kontroll, ka vetëm dëme materiale

Nje aprtament është përfshirë nga flakët ne rrugën “Brigada 8”, në zonën e ish-Bllokut.

Mësohet se nga flakët është përfshirë  tenda e ballkonit.

Policia njofton se zjarri është vënë menjëherë nën kontroll, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.02.2023, në rrugën “Brigada 8”, ka rënë zjarr në tendën e një ballkoni. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›