E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Koreja bëhet gati për “World Expo 2030”, i dërguari special i Presidentit Korean: Të rrisim bashkëpunimin ekonomik

Shqiperinë këto ditë e vizitoi nje delegacion nga Koreja e Jugut, i kryesuar nga Jang Sung Min, i derguar special i Presidentit Korean.

Në një intervistë eksluzive për RTSH, Jang Sung Min foli rreth marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Koresë, rreth industrive ku dy vendet mund të punojnë më shumë në të ardhmen, si dhe për kandidaturën koreane për të organizuar “World Expo 2030” nën sloganin “Transformojmë Botën – Drejt së Ardhmes”.

Fjala e të dërguarit te posaçëm te Presidentit të Koresë në Shqipëri, Z. JANG Sungmin.

Është kjo hera e parë që vizitoni Shqipërinë? Cilat janë përshtypjet tuaja për vendin tonë?

Jang Sung Min: Kjo është hera ime e parë në Shqipëri. Përshtypja ime është se Shqiperia eshte nje vend me nje shoqeri shume energjike dhe dinamike si dhe me nje ekonomi te fortë dhe në ngritje. Përshtypjet e mia për popullin shqiptar janë që ju jeni njerez të ndershëm dhe punëtor. Kemi mundur ta konstatojme kete pasi ne kemi sipermarrje qe operojne këtu. Vlen te thuhet gjithashtu se  jeni shumë te sjellshëm dhe te hapur ndaj të huajve si unë.

Shqipëria ka hapur tashmë dyert e saj për investimet koreane. Yura, një korporatë prodhuese automjetesh, operon prej disa vitesh këtu, ndërkohë që një numër i madh produktesh koreane janë në duart e konsumatorëve shqiptarë.

Jang Sung Min: Yura Corporation ishte kompania e parë e huaj që ngriti një fabrikë këtu në Tiranë, kjo sepse ne shohim shumë potencial në Shqipëri. Ne duam të vazhdojmë të punojmë me qeverinë shqiptare duke sjelle shumë më shumë investime këtu.

Nëpërmjet suksesit të Yura Corporations kemi arritur te punësojme më shumë se 1700 shqiptarë. Ne te ardhmen shpresojmë qe kompani te tjera koreane te vijne ne Shqiperi ku dhe ti ofrohen stimuj për të tërhequr ato.

Cilët janë sektorët e ekonomisë që mund të kontribuojnë më shumë mes dy vendeve?

Jang Sung Min: U takova sot me shumë zyrtarë të nivelit të lartë në qeverinë shqiptare dhe të gjithë donin të zhvillonin bashkëpunimin me Korenë. Më treguan se Shqipëria eshte e interesuar për shumë sektorë por ne vecanti tre prej tyre. Bujqësia eshte e para, i dyti turizmi dhe i treti dixhitalizimi dhe semikonduktor-et.

A mund te na elaboroni më shumë kete te treten?

Jang Sung Min: Kjo është një fushë që ka nevojë për më shumë diskutime, por mendoj se ne shohim potencial në Shqipëri dhe nëse vazhdojmë të ndjekim gjithnjë e më shumë bashkëpunim, mund të gjejmë mënyra për të bashkëpunuar edhe në këtë fushë.

Koreja me krenari ka shpallur kandidatueren e saj për të pritur Ekspozitën Ndërkombëtare 2030 në Busan nën temën “Transformojme botën – Drejt së ardhmes”. Na tregoni pak me shume për këtë projekt të qeverisë suaj?

Jang Sung Min: Bota është në një pikë kritike të divergjencës së madhe dhe po përballet me shumë sfida globale si ndryshimi i klimës, pabarazia, ndarja dixhitale, siguria ushqimore, pandemia etj. Ekspozita Botërore Busan 2030 do të jetë për ne një platformë për t’i trajtuar këto sfida së bashku. Koreja ka njohurite, teknologjine dhe aftësite e duhura për tu perballur me këto sfida në mënyrë shumë efektive ndaj dhe duam të punojmë me komunitetin ndërkombëtar dhe me vendet që aspirojnë liri, paqe dhe prosperitet për ti trajtuar këto çështje.. Mendoj se Shqipëria është një vend që ka vlera të përbashkëta me Korene ndaj duam që ekspozita botërore e Busanit të jetë një platformë ku Koreja dhe Shqipëria te mund të punojnë së bashku. Shpresoj që Shqipëria të bëjë zgjedhjen e duhur me kandidatin qe do të perzgjedhë.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›