E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apel, Komisioni Ndërspitalor të kryejë detyrën e tij humanitare

Tiranë- Gazeta IDEA do të publikojë apelin e një qytetari i cili kërkon të ndihmojë të afërmin e tij që vuan nga një sëmundje në zemër. Sipas E. Bardhit, i afërm i pacientit, mesohet se ky i fundit është në rrezik për jetën pasi ende nuk është miratuar ende nga Komisioni Ndërspitalor për vendosjen e një aparature në zemer, e cila do t’i shpetonte jetën të sëmurit. Familjarët kërkojnë që Komisioni të miratojë vendosjen e kësaj aparature, si e vetmja mundësi për t’i shpëtuar jetën.

Kerkese me altoparlant Komisioni nderspitalor,

Jam e afermja e nje pacienti me diagnozen:
“Takikardi ventrikulare e qendrueshme
SAK 1 vazal plus vaza sekondare
Post IM anteroseptoapikal
Kardiomiopati e dilatuar ishemike
Hipertension arterial stadi i II-të
Dislipidemi”

Shkurtimisht pacienti F. B. i shtruar per te disaten here ne spitalin ‘Nene Tereza’ eshte tashme ne rrezik per jeten, dhe e vetmja shprese per te eshte vendosja e aparatit ICD (defibrilator te implantueshem) i cili nuk disponohet ne klinikën e Spitalit Nene Tereza, dhe ne nje kerkese mjeku i xhaxhait O.Sh. me 16 Shtator 2011, i drejtohet komisionit nderspitalor për mundësinë e zgjidhjes së problemit. Doktori ne fjale eshte i kualifikuar te kryeje procedura per vendosjen e nje aparati te ketille.

Kete kerkese e kam pasuar ne disa instance shteterore dhe akoma s’kam marre qofte dhe nje pergjigje konfirmimi qe ka mberritur si kerkese. Nderkohe kam kontaktuar me disa kompani ne Evrope qe prodhojne kete aparat dhe ato nuk bejne shitje aparati individeve pasi duhet patjeter te behet nepermjet spitalit Nene Tereza.

Flas me duf jo vetem per faktin qe merakosem per jeten e xhaxhait por edhe per faktin qe nuk me vjen aspak mire qe nuk ka nje procedure te caktuar per raste te ketilla. Keto mungesa bejne te mundur dhe moskorrektesen apo vendimmarrjet haterore.

Kush eshte komisioni nderspitalor, si mund te kontaktohet ne rruge formale pervec koridoreve te drejtorise spitalore, kush merret me kerkesat, sa vonon nje pergjigje, si ndahen fondet per semundjet ë renda qe nuk kurohen ne vend, po rastet emergjente qe nuk presin deri ne nje takim te rradhes cbehet me to? Nese nuk kane fondet e mjaftueshme a mundet te pakten te favorizojne nisjen e procedures. Ne rastin ë xhaxhait tim eshte nje procedure e kushtueshme dhe pagesa me keste do ishte nje lehtesim per ne. Mirepo te gjitha keto behen vetem me mbeshtetjen e komisionit nderspitalor.
Ndaj i drejtohem ketij komisioni vetem te kryeje detyren humanitare qe i eshte ngarkuar.

Me respekt E. Bardhi

Shkrime të tjera me interes:

  1. BSH, Komisioni i Ekonomisë miraton kandidaturat e PD-LSI
  2. KL,demokratët kërkesëTopit për të konsultuar Kushtetutën
  3. Gripi i stinës, Pipero bën apel për tu vaksinuar

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›