E Shtunë, 31 Tetor 2026

Menaxhimi i mbetjeve, Velipoja zona më problematike

Menaxhimi i mbetjeve në Velipojë mbetet një prej problemeve më të prekshme. Saimir Hoxha drejtor i Biodiversitetit në Ministrinë e Mjedisit deklaroi se ajo që vlen të vlerësohet më tepër në projektin e nisur prej qeverisë Italiane është menazhimi i mbetjeve, sidomos në zonën e Velipojës .
 

“Ky projekt është shumë i rëndësishëm.Pastrimi i zonës së Velipojës është një çeshtje komplekse në terësinë e saj dhe kërkon një vëmendje urgjente si rezultat i numrit të madh të turistëve që e frekuentojnë çdo vit. Shpresojmë që zbatimi i këtij projekti të jetë një shembull për të gjitha zonat e tjera”-tha ai.
 

Qeveria italiane financon ruajtjen e biodiversitetit dhe menazhimin e mbetjeve. Velipoja dhe Parku i Shebenikut janë dy prej zonave që pritet të përfitojnë prej këtij projekti i cili do të zgjasë për rreth 2 vjet.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›