E Shtunë, 31 Tetor 2026

ARA: Task Force mbledh Qentë e Rrugës

Tiranë- Organizata e të Drejtave të Kafshëve në Shqipëri (ARA) bën apel që të ndalet eleminimi i kafshëve të rrugës nga strukturat bashkiake. Në letrën e tyre drejtuar jo vetëm mediave por edhe institucionëve shtetërore ARA kërkon që t’i thuhet Stop vrasjes dhe zhdukjes së kafshëve. Duke parajmëruar protesta përpara bashkisë, në rast se një situatë e tillë vazhdon.

Tashme kemi foto dhe video per te demostruar ate c’ka po ndodh ne rruget e Tiranes. Fakti i zhdukjes se qeneve dhe vrasjes se tyre tashme dhe pse e ruajtur si e fshehte perdite e me shume po del transparent dhe fakte po na shtohen. Bashkia nuk pranon faktin qe ajo eshte duke kryer keto veprime , por informacionet e marra prej nesh nga burime te ndryshme e vertetojne qe eshte pikerisht nje nga Njesite e qytetit tone Metropolitan qe eshte duke kryer nje akt kaq makaber ne vitet 2011.

Pyetjet jane po ato qe u kam drejtuar dhe ne letren time tjeter. Cili eshte destinacioni i tyre ? Ku do te cohen dhe pse po grumbullohen pikerisht ne qendren e Tiranes? Por tashme e dime se ku po drejtohen , te shtena degjohen ne vazhdimesi e te lehura qensh po ashtu. “VRASJA” ka filluar perseri. Jam ne dijeni qe Shqiperia ka shume probleme te tjera por ne e kemi marre persiper kete ceshtje. Ne jemi Organizata e te Drejtave te Kafsheve dhe si nje organizate e tille kerkojme qe kjo histori te sqarohet dhe te shpjegohet . Edhe pse e dime qe shpjegimi do jete po i njejte. Ne do organizohemi ne nje proteste para dyerve te Bashkise. Ky eshte nje veprim i pa tolerueshem per ne. Sado pak qe te jemi do ja dalim pasi kjo ka te bej me rregullat e nje Shoqerie Europiane dhe ne ceshtje te tilla jane njerzit me te emancipuar ata qe na mbeshtesin.

Animal Rights in Albania

Drejtoreshe Ekzekutive

Pezana Rexha

Foto 2 Foto 1

Shkrime të tjera me interes:

  1. Task-Forcë, aksion për gjobat e papaguara, Shoferët: Gjobat janë abuzive
  2. Qentë janë të parët që nuhasin kancerin
  3. Fëmija lypës mbledh 114.000

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›