Greqia ne dare kursimesh Gjermania grindet per borxhet greke

Kryeministri grek Jorgos Papandreu drejtoi apel televiziv ne tone dramatike te premten per konsensus politik ndaj programit te kursimeve shtese prej 28 miliarde eurosh deri ne vitin 2015 dhe per here te pare foli per qeveri personalitetesh. Nga rezidenca e tij kryeministri grek Papandreu tha Ne qofte se braktisim perpjekjen ne mes te rruges konsekuencat do te jene shkaterrimtare tha Papandreu i cili la te hapur per here te pare deren e kabinetit te tij edhe per personalitete jopartiake dhe u drejtoi apel qytetareve te thone fjalen e tyre novatore per te dale nga kriza.
Papandreu Te jemi kredibel ndaj atyre qe na zgjasin doren e ndihmes
Me pare ne parlament ishte paraqitur per aprovim programi 3-vjecar i kursimeve te rrepta shtese prej 28 miliarde eurosh kusht per livrimin e paketes se re te ndihmes prej 100 miliarde eurosh nga troika. Duhet te tregojme se jemi kredibel ndaj atyre qe na zgjasin doren e ndihmes tha Papandreu qe replikoi me kreret e opozites te cilet refuzojne te votojne programin me argumentin se nuk mund te votojne nje recete te deshtuar.
Papandreut nuk i mbetet vecse te luftoje per aprovimin e programit vetem nga deputetet e partise se tij nga elektorati i te cileve ushtrohet presion i madh qe tu thone jo masave te reja fiskale. Vec kesaj me 28 qershor diten e votimit ne parlament sindikatat do te jene ne rruge dhe te revoltuarit do te rrethojne parlamentin ne menyre simbolike.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jrgen Stark nga Banka Qendrore Evropiane
Banka Qendrore Evropiane kunder propozimit gjerman
Edhe pas miratimit te nje tjeter pakete shpetimi per Greqine nga parlamenti federal gjerman ne Gjermani vazhdon edhe me tej polemika per llojin e ndihmes financiare. BQE nuk pranon propozimin gjerman per llojin e ndihmes financiare per Greqine. Kryeekonomisti i Bankes Qendrore Evropiane Juumlrgen Stark ritheksoi kundershtimin e institucionit te tij ndaj kerkeses se qeverise gjermane per pjesemarrje te kreditoreve private ne ristrukturimin e borxhit grek.
Nese nje pjesemarrje e detyruar do te vleresohej si humbje kredie Banka Qendrore Evropiane nuk do te pranoje me obligacionet shteterore greke tha Stark ne Frankfurt-mbi-Main. Me shumicen e partive qeverisese Kristiandemokrate CDU Kristiansociale CSU dhe asaj liberale FDP parlamenti federal gjerman pranoi nje kerkese per ndihme shtese per Greqine e cila ka si kusht ndarjen e barres mes kreditoreve private dhe publike. Qeverise ne Athine iu be thirrje te kontribuoje ne uljen e borxheve me privatizime ne periudhe afatshkurter.
Autor Niko Anagnosti/Eliana Xhani
Redaktoi Lindita Arapi