Nderim per Afriken e Veriut - Shkrimtari algjerian Boualem Sansal merr cmimin gjerman te Paqes

Ne vendin e tij Algjeri librat e tij jane te ndaluar. Ndersa ne Gjermani do te nderohet me Cmimin e Paqes se librareve gjermane Boualem Sansal ndoshta shkrimtari me i njohur i vendit te tij nje kritik i ashper i nacionalizmit arab dhe fundamentalizmit mysliman.
Sansal Demokracia larg ne plan te pare te heqim diktatoret
Vetem para pak kohesh 61 vjecari ishte ne Berlin dhe u shpreh per transformimet revolucionare ne vendet e Afrikes se Veriut dhe Lindjen e Mesme. Eumlshte ende heret qe te flitet per nje demokratizim te shoqerise arabe tha Sansal Ndoshta per shkak te ceshtjes fetare bota arabe gjendet ne nje hapesire qe nuk i perket askujt e cila nuk eshte hulumtuar asnjehere nga ana intelektuale filozofike kulturore dhe politike. E kam fjalen per ceshtjen arabo-muslimane dhe demokracine. Kjo nuk u provua kurre. Me vende qe nuk i kane perjetuar kurre ato nuk mund te flasesh menjehere per zgjedhje e demokraci. Ne kete moment ne plan te pare eshte se si ti heqim diktatoret. Me cmimin ndaj Sansalit Shoqata e Librareve e cila permbledh te gjithe tregtuesit dhe botuesit e librit ne Gjermani ndashdeshiron tu dergoje nje sinjal inkurajues per levizjet demokratike ne Afriken e Veriut tha Gottfried Honnefelder kryetar i deges se Berlinit. Me angazhimin e tij kembengules per lirine e fjales dhe dialogun publik ne nje shoqeri demokratike Sansali del kunder cdo forme verbimi doktrinar terrori dhe arbitrarizmi politik argumenton shoqata.
Bildunterschrift Shkrimtari lufton kunder fundamentalizmit mysliman
Shkrimtar i guximshem qe prek tema tabu
Me Sansalin nderohet nje autor i palodhshem i cili nuk le qe tia mbyllesh gojen dhe qe kap edhe tema tabu. Ne nje artikull gazete ai krahason islamistet me nazistet ne librin e tij qe para pak kohesh u botua ne gjermanisht me titullin Fshati i Gjermaneve si autor arab ai trajton fenomenin e Holokaustit dhe nazizmin. Ne nje interviste me Deutsche Wellen ai pat thene Sansal U cudita kur konstatova qe ne boten myslimane ceshtja e asgjesimit te hebrenjve mohohet teresisht. Ata nuk e besojne kete e thone se eshte manipulim i hebrenjve. Ose thone se asgjesimi i hebrenjve nuk kishte qene kaq i madh por ka qene vetem nje dem kolateral i Luftes se Dyte Boterore. Ne romanin tim une doja tu tregoja bashkekohesve te mi per kete ceshtje.
Kritika ndaj Gjermanise
Kritik eshte Sansali edhe ndaj qeverive evropiane te cilat sic thote ai i kane mbeshtetur diktatoret e botes arabe dhe i kane pajisur edhe me arme. As qeverine gjermane ai nuk e kursen ne kete pike Gjate vizites se tij ne Berlin e kritikoi ashper rezervimin e gjermaneve ne Keshillin e Sigurimit ne lidhje me rezoluten e Libise. Sansal Po te kishin votuar per rezoluten Gjermania Rusia Kina Brazili dhe India atehere Gaddafi sot nuk do te ishte me gjalle. Fakti qe keto vende nuk e mbeshteten rezoluten e Keshillit te Sigurimit i dha atij shume kuraje. Ai nepermjet kesaj e ndjen veten te autorizuar qe te perdore te gjitha mjetet e mundshme per te mbetur ne pushtet. Me Gjermanine Indine Rusine Kinen dhe Brazilin u shprehen tre miliarde njerez kunder zones se ndalim-fluturimit mbi Libi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Boualem Sansal Fshati i Gjermanit - Ne foto titulli i librit ne gjermanisht Das Dorf des Deutschen
Elitat arabe duhet te kthehen ne vend
Sansali u lind me 1949 ne nje fshat te vogel prane qytetit mesdhetar ne veriperendim te Algjerise Orfan. Ai perfundoi inxhinierine pastaj doktoroi ne ekonomi. Per vite me radhe ai punonte si keshilltar dhe nepunes i larte ne ministrine algjeriane per industrine dhe publikoi dy libra teknike. Romani i tij i pare Betimi i Barbareve u publikua ne vitin 1999 ne France. Ne vitin 2003 ai u botua edhe ne gjermanisht. Per shkak te teksteve dhe deklaratave te tij kritike ku ka sulmuar edhe kreun Abdel Aziz Bouteflika Sansali e humbi vendin e punes ne institucionet shteterore. Megjithate ai nuk u largua nga vendi. Shtetet arabe thote ai kane nevoje per intelektualet e tyre tani me shume se kurre. Sansal Thone qe demokracia duhet te vije nga brendesia e shoqerise. Kjo eshte e vertete pjeserisht te pakten. Por po spati elita nuk mund te kete demokraci te zhvilluar. Elitat arabe nuk jane ne vendet arabe por gjetke. Prandaj ata duhen ndihmuar qe te kthehen ne vendet e tyre per te udhehequr keto debate.
Per vepren e tij letrare Boualem Sansal ka marre deri tani shume cmime ne France. Cmimi i paqes se librareve gjermane do te jepet gjate panairit te librit ne Frankfurt ne tetor 2011. Vitin e kaluar ai iu dha shkrimtarit David Grossman.
Autor Bettina Marks/Anila Shuka
Redaktoi Lindita Arapi