Apel shoqërive tregtare të implementojnë kodin e ri
Shoqërive tregtare i bëhet apel që të implementojnë kodin e ri tregtar. Gjatë një takimi në Dhomën e tregëtisë qeverisja e koorporatave, i bën apel shoqërive të jenë aktive në implementimin e kodit dhe Parimet e Qeverisjes së korporatave me qëllim përballimin e krizave të vazhdueshmë ekonomike dhe krijimin e një mjedisi tërheqës dhe të besueshëm për thithjen e investimeve në shoqëri.
Përfaqësuesja e koorporatës financiare ndërkombëtare Elira Sakiqi shprehet se futja e kodit të qeverisjes do të jetë ndihmë për bizneset.
Ky kod i qeverisjes së koorporatave nuk është ligj por është i vullnetshëm dhe zbatohet dhe impelmentohet nga biznese në mënyrë vullnetare.
Është referencë për shoqëritë e palistuara në bursë të cilat i shtojnë prioritete biznesit, dhe të listurat në të cilat mund të drejtohen nga menaxherë profesionistë.