E Shtunë, 31 Tetor 2026

Timoshenko, trajtim shëndetësor edhe jashtë burgut

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës ka vendosur që të lejoj që ish kryeministrja e burgosur, Julia Timoshenko, mund të trajtohet  edhe jashtë burgut.

Muajin e kaluar, mjekët nga Kanadaja dhe Gjermania, të cilët e kishin kontrolluar zonjën Timoshenko në burgun afër qytetit Harkov, ku ajo po e mbanë dënimin prej shtatë vitesh për keqpërdorim të pozitës, thanë se asaj i duhet trajtim urgjent i specializuar mjekësor.

Julia Timoshenko, që thotë se është viktimë e persekutimit politik, ka pretenduar se mjekët në burg kishin dështuar të kujdeseshin në mënyrë adekuate.

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut, në muajin mars, ka kërkuar nga qeveria e Ukrainës që të siguroj se Timoshenko merr “trajtim  mjekësor në institucion përkatës”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›