E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita braktis komisionin pas raportit të ERE: Nuk është real

Share

Deputetët e Partisë Socialiste braktisën mbledhjen e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese në kohën kur Enti Rregullator i Energjisë po raportonte për punën e institucionit.

Opozita deklaroi se raporti nuk pasqyron realitetin në vend, duke shtuar se situata energjetike në vend është e rëndë. Ata thanë se ERE është kthyer në një institucion qeveritar, që raporton sipas orekseve të ekzekutivit.

Gjatë raportimit në komisionin përfaqësuesi i ERE-s ka theksuar se niveli i arkëtimeve gjatë vitit 2011 ka qenë 70.58 përqind, marrë kjo edhe nga faturat e prapambetura ndërsa humbjet në rrjet janë 37.58 përqind. Kreu i ERE, Sokol Ramadani tha se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për 3 vjet.

Prej disa ditësh media raportojnë se CEZ është në vështirësi për blerje energjie dhe po kërkon borxhet e qeverisë. Po ashtu raportohet për probleme të mëdha me humbjet nga CEZ. Sipas TCH, aktualisht në çdo 100 lekë energji që hidhet në rrjet CEZ arkëton rreth një të tretën e saj, një nga treguesit më të ulët historik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›