Apeli Ndihmojeni Besen ajo e meriton te jetoje mes nesh

Prishtine 27 dhjetor 2010 - Shpirti bamires e human i qytetareve mund te shpetoje jeten e nxeneses se shkelqyeshme Besa Makolli nga Prishtina e cila vuan nga nje semundje e rende. Pas tri operacioneve ne Kosove Besa tani eshte shtrire ne nje spital te Zvicres dhe per trajtimin e saj kerkohen 45 mije euro.
Ne pamundesi per te perballuar kete shume te parave familja e Besa Makollit dhe shoket e shoqet e saj te klases qe nje jave po kerkojne edhe ndihmen e qytetareve.
Dashuria per vajzen e tij e ka shtyre Lulzim Makollin qe tu drejtohet gjithe institucioneve e kompanive qe ta ndihmojne ne sherimin e Beses por shuma e madhe qe kerkohet per mjekim e ka detyruar te kerkoje edhe ndihmen e qytetareve te cilet mund te kontribuojne permes xhirollogarise ne Raiffeisen Bank 1501090002107980.
Pas tri operacioneve ne Kosove dhe perpjekjeve per tu sheruar nga kanceri ne fyt Besa Makolli tani eshte shtrire ne nje spital te Zvicres per te vazhduar terapite mirepo sipas axhes se saj Naser Makolli familja nuk ka mundesi qe ti siguroj rreth 45 mije euro qe kerkohen per sherim.
Besa ka qene e semure qe 1 vit por qe 1 muaj eshte shtrire ne spitalin e Zvicres edhe eshte duke u perballur me jeten. Ajo eshte ne gjendje shume te veshtire dhe kemi dal ketu per te kerkuar ndihme per Besen. Organizimin e ka bere shkolla e saj dhe kerkojme nga gjithe qytetaret e Prishtines edhe te Kosoves qe ti ndihmojne Beses me aq sa kane mundesi ka thene Makolli ndersa kujton veshtiresite qe ka pasur Besa ne tri operacionet qe ka bere ne goje sa ishte ne Kosove.
Angazhim te madh per te ndihmuar Besen po tregojne edhe shoqet dhe shoket e saj te klases nga Gjimnazi Sami Frasheri. Ata qe nje jave po zhvillojne aksione ne qender te Prishtines duke inkurajuar qytetaret qe te shprehin shpirtin bamires e human per tia shpetuar jeten e nje nxenese te shkelqyeshme ne shkolle.
E motra e Beses Shkurta Makolli e cila vazhdon mesimet ne Gjimnazin Sami Frasheri i ka falenderuar te gjithe shoket dhe shoqet e klases dhe nxenesit e shkolles qe po ndihmojne aksionin per ndihme Beses.
Aksioni ka filluar prej te martes dhe sot eshte dita e gjashte. Per cdo dite kemi qene nePrishtine perpos dje kemi qene ne Gjilan. Aksionet deri tani kane pasur shume sukses perpos ne Gjilan njerezit nuk kane qene aq te informuar edhe nuk na kane ndihmuar mjaft. Por per te gjithe ata te cilet duan te ndihmojne ne jemi ketu ne shesh te Prishtines cdo dite deri sa ti mbledhim parate ka thene motra e Beses.
Nderkaq nxenesi Andi Belegu thote se aksionet e tyre planifikojne ti zhvillojne edhe ne qytete tjera te Kosoves dhe deri ne arritjen e shumes se nevojshme per sherimin e Beses.
I falenderojme shume te gjithe ata kengetare te cilet jane bashkangjitur me neve dhe kryesisht jane nxenes te Gjimnazit Sami Frashri. Edhe une e kam dhene nje kontribut duke kenduar dhe besoj qe do te vazhdoje te kontribuoj deri ne perfundimin e ketij aksioni meqenese te jesh human eshte dicka shume e mire. Tani ende jemi ne disa diskutime dhe po mendojme se ndoshta eshte mire te shkojme ne Ferizaj mandej edhe ne Prizren ka thene ai.
Shoku i klases se Beses Granit Xheladini ka inkurajuar qytetaret qe te jene human dhe te ndihmojne shoqen e tyre qe tu kthehet mesimeve dhe jetes ne Prishtine.
Jam nxenes i klases se Besa Makollit dhe mendoj se Besa e meriton te jete ne mesin tone. Ajo eshte nje nxenese e shkelqyeshme dhe shpresoj se do te kete kontribut qe ajo te jete ne mesin tone shprehet ai.
Besa Makolli eshte e lindur me 19 janar 1994 ne Prishtine dhe eshte nxenese e shkolles se mesme Sami Frasheri ku mesimet deri tani i ka mbaruar me rezultate te shkelqyeshme. Besa vuan nga semundja e kancerit dhe pas tri operacioneve te pasuksesshme ne Kosove eshte derguar per trajtim ne Zvicer. /Kosovapress/