E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët në Prizren Vetvendosja: Qeveria Thaci i ndihmon

PRISHTINE-Lëvizja “Vetëvendosje” ka qenë e para që ka reaguar sot për vizitën e zyrtarëve të lartë serbë në ceremoninë e djeshme të shugurimit të peshkopit Teodosije në Kishën Ortodokse të Prizrenit, duke thënë se Serbia po vazhdon ta shtrijë ndikimin e saj në Kosovë.
Sipas kësaj Lëvizje, në punën e saj po i vjen në ndihmë si gjithmonë edhe Qeveria në dorëheqje e Kosovës. “Serbia siç e njohim, po e vazhdon shovenizmin e saj tradicional. Kisha ortodokse serbe e Boris Tadicit po e vazhdon punën e kësaj aty ku e kishte lënë po kjo kishë nën Nikolla Pashicin dhe Sllobodan Milloshevicin. Por, kësaj radhe edhe me ndihmën Qeverisë së Kosovës. Së fundi Hashim Thaçi nuk rresht së deklaruari për gatishmërinë e tij për të biseduar me Serbinë, ndërkohë që Tadic ka filluar të tregohet më i matur pas deklaratave të pakushtëzuara të Thaçit”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›