E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli Prokuroria 23 vjet burg per Prendin 25 per Llupon

Në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca gjyqësore për ngjarjet e 21 janarit.Prokurori i çështjes Shkëlqim Hajdari deklaroi se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për 21 janarit nuk ishte i drejtë, pasi sipas tij, demonstruesit nuk ishin të armatosur dhe Garda ka qëlluar drejt tyre, në organet jetësore çka është vërtetuar nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Prokuroria në konkluzionet e dhëna kërkoi dënimin me 23 vjet burg të ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi dhe 25 vjet burg për ish-gardistin Agim Llupo. Gjatë seancës së sotme u zgjodh trupi gjykues me kryesues Agim Bendo, ndërsa relator i çështjes është zgjedhur Ervin Metalla. Në sallën e gjyqit mungonin dy të akuzuarit kryesorë për 4 vrasjet e ndodhura më 21 janar, ish-komandanti i gardës Ndrea Prendi dhe ish-gardisti Agim Llupo të cilët përfaqësoheshin 21 janariPS: 21 janari, provat u manipuluan; reagon MPB “Statusi, nga drejtësia për 21 janarin” “21 Janari”, gjykata zbardh vendimin në seancë nga avokatët mbrojtës. Gjykata e Tiranës i shpalli të pafajshëm Ndrea Prendi, për vrasjen e Faik Myrtajt, dhe Agim Llupo, për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, ndaj Prokuroria apeloi vendimin duke i qëndruar të njëjtës akuzë vrasje me dashje. Mbetet pa autorë vrasja e Aleks Nikës. / Top Channel21 janari
PS: 21 janari, provat u manipuluan; reagon MPB
“Statusi, nga drejtësia për 21 janarin”
“21 Janari”, gjykata zbardh vendimin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›