E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso E ardhmja e Shqiperise BE-ja Realizoni reformat

Zhvillimet e pritshme që lidhen me axhendën integruese të Shqipërisë ishin në qendër të deklaratave që President i Komisionit Europian Manuel Barroso dhe Kryeministri Edi Rama dhanë në një konferencë të përbashket për median.

'E ardhmja e Shqiperise, - tha Barroso,- eshte ne BE por duhet te realizoni reformat." "Javët në vijim janë kritike dhe nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhen përpjekjet e nevojshme për të arritur progresin dhe kjo kërkon mobilizim nga të gjithë shqiptarët.Unë besoj se Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat", u shpreh Barroso, në një konferencë të përbashkët për media me Kryeministrin Edi Rama. Barroso vlerësoi se fakti që zgjedhjet e 23 qershorit u konsideruan të lira, është me tepër rëndësi. Ndersa kryeministri Edi Rama u shpreh se “se statusi kandidat është i mundur dhe qeveria do të bëjë më të mirën edhe me mbështetjen e KE-së, por dhe mbeshtetjen e opozitës shqiptare." "Edhe qeveritë e mëparshme kanë bërë punën e tyre dhe ne do të punojmë fort për integrimin e vendit", u shpreh Rama. Rama-Rasmussen: Të vijojë bashkëpunimi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së martës në Bruksel një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, por në fund të tij të dy zyrtarët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën zoti Rasmussen ka vlerësuar angazhimet e Shqipërisë në misionet e NATO-s. “Shqipëria ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për sigurinë. Të punojmë më ngushtë bashkë për të përballuar sfidat e përbashkëta. Zoti kryeministër, jam i bindur se mund të mbështetemi tek ju”, ka deklaruar Rasmussen. Ndërsa Rama, nga ana e tij e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si dhe ka premtuar angazhimin e mëtejshëm të vendit në misionet e Aleancës. “Është një nder i madh që pritem nga sekretari Rasmussen. Shqipëria do vijojë të jetë vend anëtar i kësaj organizate. Neve na është dashur shumë kohë për t’u bërë pjesë e NATO-s. Kemi marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë për të kryer këtë detyre dhe do të bëjmë më të mirën. Do të bëjmë më të mirën për të ruajtur reputacionin e kësaj organizate”, ka thënë Rama. Vizita e parë zyrtare e kryeministrit shqiptar në Bruksel nisi ditën e hënë me një raportim në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian dhe më pas me një takim me presidentin Martin Schulz. Në fjalën e tij, Rama shpalosi përveç programit të qeverisë për integrimin evropian, marrëdhëniet më fqinjët dhe politikën e jashtme, edhe një mënyrë të re komunikimi. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›